Berisha dhe Meta, takim me Lajcak
Diplomati sllovak
Kryeministri Berisha priti dje në një takim ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, zotin Miroslav Lajcak. Në takim, marrëdhëniet politike mes dy vendeve u vlerësuan si shumë të mira. Ministri i Jashtëm sllovak, Lajcak, i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimin e lartë për arritjet e jashtëzakonshme të qeverisë së tij gjatë mandatit të kaluar. U diskutua gjithashtu edhe mbi bojkotin e opozitës. Kryeministri Berisha i bëri me dije ministrit Lajcak gatishmërinë e mazhorancës për ngritjen e komisionit parlamentar për shqyrtimin e shqetësimeve të ngritura nga opozita, me përjashtim të çështjeve të vendosura tashmë me vendim të formës së prerë nga gjykata. “Askush nuk e përkrah bojkotin, tha ministri Lajcak, dhe në asnjë rast politika nuk mund të ndërhyjë për të vlerësuar vendimet e gjykatave”. Sakaq, një takim me Lajcak zhvilloi edhe kreu i diplomacisë, Ilir Meta.
#