E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe Rama mesazhe urimi për popullin kosovar

18/02/2010 Pavarësia e Kosovës

Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PS-së, Edi Rama, shprehën dje urimet më të sinqerta për popullin kosovar në vitin e dytë të pavarësisë së tyre si shtet. Në deklarata të veçanta nga selitë përkatëse, drejtuesit e dy partive kryesore në vend përshëndetën Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaçi për këtë ditë. Sipas, kryetarit të PS-së, Edi Rama, 17 shkurti i vitit 2008 do të kujtohet njësoj si 28 nëntori i vitit 1912. “Ashtu si 28 nëntori 1912, 17 shkurti i vitit 2008, dita kur u firmos dokumenti historik i lindjes së shtetit më të ri në botë, është një datë e destinuar të ngulitet thellë në vetëdijen kombëtare të shqiptarëve. Dëshiroj t’u shpreh urimet e mia më të sinqerta të gjithë vëllezërve e motrave në Kosovë, për këtë festë të kurorëzimit të përpjekjes së tyre shekullore”, vlerësoi Rama. Ndërsa Kryeministri Berisha në mesazhin e tij përshëndetës nënvizonte se “17 shkurti i vitit 2008 shënoi kurorëzimin e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve në Kosovë për liri e dinjitet. Sot, Kosova e re, e lirë dhe e pavarur rrezaton paqe, siguri dhe stabilitet jo vetëm brenda vendit, por edhe në rajon e më gjerë”.Ndersa pasdite Nano, Meta dhe Berisha kane takuar duart ne festen e zhvilluar prej ambasades se Kosoves

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›