Lju: Tryeza e presidentit, hap pozitiv për rifillimin e dialogut mazhorancë- opozitë
Kriza politike në Shqipëri, bëhët temë diskutimesh dhe në vizitat zyrtare të presidentit Topi. Gjatë vizitës së tij në Zagreb, kreu i shtetit diskutoi me nënsekretarin amerikan të Shtetit, Xhejkob Lju për tryezën politike në Tiranë. Lju vlerësoi këtë tryezë bisedimesh mes mazhorancës dhe opozitës dhe e cilësoi atë një hap konkret dhe pozitiv, dëshmi të rifillimit të dialogut.
Po ashtu për Lju tryeza pasqyron vullnetin e palëve për gjetjen e një zgjidhjeje konstruktive. Presidenti i Republikës u shpreh se është i angazhuar institucionalisht e personalisht të kërkojë e të gjejë pikëtakimet mes mazhorancës e opozitës. Në këtë pikë, nënsekretari amerikan i shtetit çmoi përpjekjet e tij duke i konsideruar si shumë të rëndësishme për rivendosjen e legjitimitetit e funksionimin e institucioneve demokratike. < I mëparshmi