Nishani “dush të ftohtë” 21 drejtorëve në burgje
18/02/2010 Celularët në burgje
Masa për ata që ndihmojnë “kriminelët” me celular në burgje
TIRANË – Pastrimi i burgjeve nga sendet e ndaluara me rregullore sidomos celularëve duhet të jetë në plan të parë dhe përgjegjësi e të gjithë administratës. Kështu është shprehur dje në analizën vjetore të punës për Drejtorinë e Burgjeve, ministri Bujar Nishani. Numri një i drejtësisë i ka bërë “dush të ftohtë” drejtorëve të burgjeve për aparatet celularë që ndodhen nëpër qeli. Të pranishëm në analizë ishin 21 drejtorët përkatës, ndërkohë që Nishani ka theksuar se do të marrë masa për administratat që kapen përgjegjëse për lejimin e celularëve. “Ndodh që personat që janë ngarkuar për sigurinë kthehen në transmetues të aparateve të ndaluara. Futja e aparateve celulare brenda këtyre institucioneve, ndërkohë që vetë ligji dhe urdhri e ndalon, është bërë e shpeshtë. Nuk do pranojmë në asnjë rast që grupe kriminale nën hetim të kenë një regjim liberal, jashtë urdhëresave që janë në fuqi, të cilët të komunikojnë lirshëm me pjesën tjetër të organizatës kriminale, e cila ndodhet jashtë qelive të burgut në liri. Do ndërmarrim masa ligjore për të ashpërsuar kontrollin e tyre, brenda kufirit të të drejtave të njeriut. Nuk do të lejohen më këto regjime liberale. Kemi ligje, rregullore dhe urdhëresa, por që nuk zbatohen”, tha ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani. Ministri deklaroi dje se për këtë do të penalizohet administrata, e cila nuk merr masa për pastrimin e qelive. Ndërkohë nga ana e tij drejtori i burgjeve, Gazmend Diba, deklaroi se ka probleme në disa burgje për shkak të vonesave në tendera.
Alma Çuka