E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule mbështet tryezën e presidentit për zgjidhjen e krizës

Kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule gjate mbledhjes se Keshillit te Pergjithshem Drejtues te zgjedhur se fundmi deklaroi se mbeshtet tryezen e presidentit Bamir Topi dhe dialogun mes Berishes dhe Rames. Dule mbrojti versionin e opozites se vendimi i gjykates kushtetuese nuk e ndalon hapjen e kutive.

“Nuk është momenti që të humbitet më kohë. Në mbështesim fuqimisht tryezën e presidentit të republikës. E kishim kërkuar shumë kohë më parë, por edhe tani mund të jetë shumë e vyër. Askush nuk konteston vendimet e gjyqësorit. Askush nuk pretendon rishikim të vendimeve të gjyqësorit. Askush nuk mund të kërkojë as politikisht as juridikisht rishqyrtim të rezultatit zgjedhor. është i dhënë, por cdo qytetar i thjeshtë, në çdo vend, qoftë edhe me demokraci embrionale, ka të drejtën e transparencës” tha Dule.

Duke folur per qeverisjen e vendit Dule tha se PBDNJ eshte ne qender te sulmeve nga kjo mazhorance pasi antaret e kësaj partie jane larguar ne mase nga detyra.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›