E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe Rama sot në tryezë me Presidentitn Topi

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozitës Edi Rama, do të vihen sot përballë njëri-tjetrit në takimin e tirrur nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Transparenca e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, pritet të jetë sot kryefjala e bisedimeve që pritet të nisin në orën 11:00 në Presidencë.

Protagonisti i këtij takimi, kreu i shtetit shqiptar, prej ditësh qëndron në zyren e tij duke koordinuar me imtësi gjithçka në mënyrë që tryeza të jetë sa më e frytshme.

Kryeministri Sali Berisha do të shoqërohet në këtë takim nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Ndërsa kryetari i opozitës, Edi Rama do të shoqërohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi.

Mbledhja do të mbahet në sallën e takimeve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, që pas ristrukturimit të Presidencës është një sallë fare pranë hyrjes qendrore. Media do të lejohet vetëm në fillim të takimit, dhe më pas do të vijojë i mbyllur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›