Memorandumi,Dade: Angazhim për zgjidhje

Arta Dade, sekretare për marrëdhëniet ndërkombëtare në PS, ka deklaruar për "Ora News" se memorandumi i selisë rozë dërguar kreut të shtetit Bamir Topi është një angazhim që kriza të zgjidhet. " Memorandumi nuk është një skenar, por një angazhim që kriza të zgjidhet.
Në memorandum përfshihen qendrimet e PS-së, që kanë mbështetjen nga partnerë ndërkombëtarë dhe populli opozitar, por dhe koalicioni me bazë të gjerë djathtas dhe majtas", theksoi ajo. Sipas Dades qendrimet e PS-së janë të njohura. PS është dakord dhe mbështet rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që presidenti të luajë këtë rol te aktorit kryesor për zgjidhjen e krizës. "Po ashtu jemi dakord që delegacioni i KE të vijë në Shqipëri, por PD ka bërë përpjekje që këta personalitete të mos vijnë në Shqipëri", argumentoi ajo. Dade pohoi se PS ka marrë mbështetje nga spektri europian për qendrimin e saj. "PS së fundi ka marrë mbështetje nga grupi socialist. është një mbështetje insitucionale i cili edhe për rezoluën e PE ka votuar kundra. është në mbështetje të kërkesave të PS-së për hapjen e kutive dhe një hetimi të pakushtëzuar. Qendrimet e PS janë të mbështetura nga një gamë e gjerë e spektrit politik në rrafshin europian e më gjerë", shtoi ajo.