Berisha, dhurata fëmijëve jetimë të "Zyber Hallullit”
Kryeministri Sali Berisha dhe zonja e tij, Liri Berisha, vizituan dje në mesditë fëmijët jetimë të shtëpisë "Zyber Hallulli" në Tiranë. Shefi i qeverise i uroi fëmijët për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, ndërsa u shpërndau atyre edhe dhuratat e rastit. Me këtë rast kryeministri deklaroi se vëmendja e shtetit ndaj kësaj kategorie fëmijësh nuk do të mungojë kurrë.
Më herët kryeministri ka festuar në ambientet e Këshillit të Ministrave edhe me fëmijë të kategorive të ndryshme, përfshirë edhe ato të policëve të rënë në detyrë.
25 Dhjetor 2009