E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshon ligji për dërgimin e misioneve paqeruajtëse ushtarake

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në ligjin për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit. Nëpërmjet ndryshimeve synohet thjeshtim i procedurave për dërgimin e njësive ushtarake jashtë shtetit. Ky vendim parashikon që një mision ushtarak mund niset vetëm me vendimin e ministrit të Mbrojtjes, ose vetëm me vendimin e kryeministrit. Vetëm në ato raste kur njësia ushtarake kap numrin e 1000 ushtarëve, atëherë është përfshirë miratimi nga Kuvendit. “Operacionet ushtarake ndërkombëtare të organizuara, të autorizuara ose të drejtuara nga NATO-ja apo Bashkimi Europian. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, vendos për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar misionin, nivelin e pjesëmarrjes, kohëzgjatjen e këtij operacioni, si dhe çdo element tjetër të domosdoshëm për mbarëvajtjen e operacionit ushtarak. Dërgimi i njësive ushtarake shqiptare, sipas këtij neni, bëhet vetëm në rastet kur, paraprakisht, është arritur një marrëveshje ndërkombëtare për statusin e forcave ushtarake shqiptare në vendin, ku kryhet operacioni ushtarak. Vendimi për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në stërvitje e në veprimtari ushtarake ndërkombëtare jashtë vendit merret: deri në nivel kompanie, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, mbi nivel kompanie, me vendim të Këshillit të Ministrave”, - shkruhet në ligj. Më tej drafti parashikon edhe rastet kur njësitë ushtarake të vendeve të NATO-s do të bëjnë stërvitje të përbashkëta në Shqipëri. “Vendimi për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të huaja në stërvitje të përbashkëta ushtarake ndërkombëtare, në veprimtari të organizuara, të autorizuara ose të drejtuara nga NATO-ja, Bashkimi Europian apo vende të tjera, në territorin e Republikës së Shqipërisë, për numër të përgjithshëm pjesëmarrësish, merret: deri në 500 veta, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes; mbi 500-1000 veta, me vendim të Këshillit të Ministrave; mbi 1000 veta, me ligj nga Kuvendi”, - shkruhet në ligj. Ndërsa dhënia e lejes së tranzitimit për forcat ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.

25 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›