E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Berisha do të marrë ndëshkimin nga vota e shqiptarëve”

Autori i Lajmit: red.
Masakër sociale me tri shifra, e lidhur me familjen Berisha, i cili duhet të japë dorëheqjen nga kryeministër, i konsideron Partia Socialiste vrasjet dhe vetëvrasjet e fundit të ndodhura në vendin tonë. Sipas nënkryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Erion Braçe, situata sociale në vend është tejet e rënduar dhe Qeveria është përgjegjësja e vetme për këtë situatë. “Vetëm, të dielën dhe dje, janë 5 viktima: një 55-vjeçar në burg, një fëmijë 14 vjeç në shtëpi, një nënë e dy fëmijëve në Vjosë, një tjetër nënë në shtëpinë e saj”, - tha ai. Braçe është shprehur se kryeministri Berisha në vend që të merret me llogaritjen e shifrave të rreme të rritjes ekonomike, duhet të hedhë sytë mbi disa shifra të tjera, që kanë të bëjnë me numrin e shqiptarëve, të cilët i kanë dhënë fund jetës, për shkak të kushteve të vështira të jetesës. “Për vitin 2008, kur rritja ekonomike, sipas Berishës, ka qenë me 2 numra, numri i shqiptarëve, që i dhanë fund jetës, si zgjidhje për t i shpëtuar vuajtjeve të varfërisë është me 3 numra”,- tha Braçe. Sipas Braçes, Kryeministri, në vend që t i numërojë elektronikisht këta njërëz duhet të kishte menduar t i numëronte ekonomikisht, t i përfillte humanisht si të punësuar, si familjarë, si shtetas të lirë që lëvizin lirisht në Evropë”. Braçe shprehu bindjen se për gjithë këtë situatë të krijuar, kryeministri Sali Berisha do të marrë ndëshkimin me votë.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›