Berisha: “Rama t i japë fund planit urbanistik të Tiranës”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha u mbajt mbledhja e KRRTRSH-së për vendimet dhe lejet e para të 2009-ës. Kryeministri Berisha kërkoi që mbledhjet e KRRTRSH-së të mbahen të hapura. "Në ligjin e ri të urbanistikës të përcaktohet zhvillimi në transparencë të plotë i mbledhjeve të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë", - deklaroi kryeministri. Kreu i Qeverisë vuri në dukje se "disa atribute të këtij institucioni, ligji i ri i urbanistikës ia kalon Këshillit të Ministrave, mbledhjet e të cilit në mënyrë taksative përcaktohen nga Kushtetuta e Shqipërisë që duhet të bëhen të mbyllura". Por, sipas kryeministrit Berisha, "nuk mund të diskutohen çështje të territorit pa praninë e grupeve të interesit, shoqatave dhe aktorëve të tjerë, pasi ky proces dëmtohet". Berisha deklaroi se në ligjin e ri të urbanistikës është kërkuar që të pranishëm në këtë mbledhje të jenë edhe përfaqësues të shoqatave të qeveritarëve vendorë, shoqatave të bashkive, komunave dhe shoqatave të qarqeve. "Kjo e rrit transparencën e këtij forumi, të cilin mendoj që duhet ta mbajmë kështu siç është aktualisht", - u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i ekzekutivit i kërkoi kryebashkiakut Edi Rama të finalizojë planin urbanistitk të qytetit, pasi, sipas tij, po kalohet çdo lloj limiti kohor. Ai i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që të finalizojë sa më shpejt planin urbanistik të kryeqyetit, sepse po tejkalohet çdo lloj limiti kohor. Berisha vuri në dukje se "kjo vonesë është shumë e dëmshme për kryeqytetin, ndaj ai plan duhet të bëhet sa më shpejt dhe të paraqitet për miratim pranë KRRTRSH-së. Kjo është në interesin më të mirë të qytetit të Tiranës”, - tha Kryeministri. Në këtë drejtim, Kreu i Qeverisë solli në vëmendje se “ligji i ri i urbanistikës e redukton në 45 ditë kohën e marrjes së lejeve të ndërtimit, duke e shoqëruar me parimin heshtja është miratim ”. Berisha u shpreh i vendosur për ndërtimin e rrugëve zhvillimore, por kërkoi që “atëhere kur është e mundur, të kursehet toka bujqësore”. Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi “projektidenë e studim fizibilitetit dhe projektzbatimit të rrugës Lushnjë-Berat”, duke marrë parasysh variantin e rikonstruksionit të rrugës ekzistuese dhe përmirësimin e veprave të artit, me një kosto të përgjithshme prej 3.2 miliardë lekësh. Në mbledhjen e radhës të KRRTRSH-së, për rrugën Lushnjë-Berat u paraqitën 3 variante, prej të cilave varianti i rikonstruksionit të rrugës ekzistuese u vlerësua si varianti më i mirë nga ana teknike dhe ekonomike për lidhjen e këtyre dy qyteteve. Njëri nga variantet e propozuara ishte varianti që merr parasysh ndërtimin e 3 by pass-ve në këtë rrugë, i cili sipas Kryeministrit nuk është i favorshëm pasi kalon në tokë bujqësore. “Duke mbetur gjithnjë i vendosur për pikat më të shkurtra, atëhere kur është e mundur ne do të kursejmë tokën bujqësore. Nëse by pass-i merr një sipërfaqe toke të mirë bujqësore, le ta konsiderojmë këtë një minus”, - tha Kryeministri, duke shtuar se në tërësi rrugët që po ndërtohen nuk dëmtojnë sipërfaqe të mëdha toke bujqësore. Duke kërkuar që të nisë menjëherë projekti i ndërtimit të Boshtit të Jugut, Berisha siguroi se “ndërtimi i Boshtit të Jugut do të jetë projekti kryesor i 4 viteve që vijnë, në rast se shqiptarët do të votojnë për këtë mazhorancë. Por besoj se çdo mazhorancë do ta konsiderojë të dobishëm ndërtimin e saj, pasi me atë bosht ne realisht kompletojmë ndërtimin e rrugëve të shkurtra zhvillimore në vend. Ndërtimi i rrugëve të shkurtra është një politikë kombëtare”, - u shpreh shefi i ekzekutivit.
Plani Rregullues i bregdetit të Divjakës miratohet në KRRTRSH
Këshilli i Rregullimit të Territorit i Republikës së Shqipërisë miratoi të martën Planin Rregullues të bregdetit të Divjakës në një sipërfaqe prej rreth 120 ha. Parimi kryesor mbi të cilin është hartuar Plani Rregullues i Divjakës është zhvillimi i turizmit ekologjik dhe i ndërtimeve në funksion të natyrës. Ndërkohë, Plani synon edhe krijimin e kushteve komode për pushues të të gjitha moshave si dhe funksionimin dhe ruajtjen e mjedisit dhe natyrës. Në fazën e parë të zhvillimit të këtij Plani parashikohet restaurimi i të gjitha ndërtesave te vjetra, për të krijuar kushte lehtësuese për pushuesit, ndërsa si fazë e dytë parashikohet ndërtimi i banesave të reja të përshtatshme për tregun privat. Kryeministri duke vlerësuar Planin Rregullues të bregdetit të Divjakës, u shpreh se ndërtimet në zonat turistike janë një çështje e rëndësishme. "Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje dhe nuk duhet të lejojmë në mënyrën më kategorike ndërtime mbi tre kate", - deklaroi Berisha. Ndërkohë, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, kërkoi ruajtjen e monumenteve të kulturës. Rezerva Kombëtare e Divjakes është pylli me pisha që ndodhet në pjesën veriore, midis lagunës dhe lumit Shkumbin. Karavastaja është e para dhe pothuajse e vetmja zonë në Shqipëri, e cila është caktuar si një ekosistem me rëndësi ndërkombëtare (Ramsar Convention). Pylli me pisha i Divjakës mbulon rreth 1100 ha, 700 ha e të cilave është Rezerva Nacionale (e shpallur më 1966). Në lindje e tërë sipërfaqja është e rrethuar nga toka bujqësore dhe Laguna e Karavastasë, kurse në perëndim, e kufizuar nga rripi bregdetar i rërës. Plazhi i Divjakës, 12 km i gjatë, është një ndër bukuritë natyrore që janë ruajtur më mirë në Shqipëri.
Miratohet Plani Rregullues i qytetit të Peqinit
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e tij të parë për vitin 2009, Planin Rregullues të qytetit të Peqinit. Sipas përfaqësuesve të zyrës së Urbanistikës, pranë Bashkisë së Peqinit, plani i ri rregullues ka si qëllim të krijojë kushte të favorshme dhe një zhvillim të qëndrueshëm në jetën socialekonomike të qytetit si dhe të lehtësojë punën e autoriteteve vendore në fushën e planifikimit urban. Po kështu, përfaqësuesit theksuan se ky plan rregullues synon të ofrojë alternativa për një zhvilim të qëndrueshëm në shumë sektorë, të krijojë kushte për një manaxhim më të mirë të territorit në interes të komunitetit, duke mbrojtur vlerat kulturore dhe historike të qytetit si një element bazë të zhvillimit të tij. Qyteti i Peqinit lokalizohet në qarkun e Elbasanit në një territor administrativ prej 884 ha dhe brenda vijës kufizuese të ndërtimit përfshihen 170 ha dhe numëron 8934 banorë. Peqini shtrihet në një pozitë gjeografike të favorshme që në shekuj, pasi shtrihej në kryqëzimin e rrugës Egnatia, një arterie e rëndësishme komunikimi e Ilirisë. Qysh para shumë viteve, Peqini është emërtuar me emrin e vjetër Klaudiana, e cila përbënte një qendër banimi në kryqëzimin e rrugëve që lidhnin Dyrrahun me Apoloninë.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009