E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Berisha drejton në mënyrë tribale”

Sekretari Politik i PDS-së, Artur Duçkallari, akuzoi dje kryeministrin e vendit për mënyrën tribale të drejtimit të vendit. 

Sipas tij, kambanat e alarmit që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë tregojnë cenimin e rëndë të demokracisë në vend. “Presionet ndaj Prokurorisë, KLD-së, Shërbimit Sekret dhe bllokimit disa mujor të Gjykatës së Lartë, janë shembuj të qartë të mënyrës tribale të drejtimit të shtetit nga Berisha. Kambanat e alarmit që me të drejtë kanë shqetësuar jo vetëm Departamentin e Shtetit, por dhe një sërë kancelarish të tjera në Evropë si dhe përfaqësuesit e tyre në vendin tonë, për ligjin e ri të organit të akuzës me të cilin zoti Berisha po ëndërron të fusë nën thundrën e tij me ligj edhe Prokurorinë e Përgjithshme”, tha Duçkallari. Ai i bëri thirrje të gjithë opozitës “që të dëgjojë këto kambana dhe të zgjohet duke rikthyer në shesh të gjithë të majtën, për rastin më flagrant të kapjes, që një kryeministër i inkriminuar dhe i korruptuar kërkon t’i bëjë organeve të pavarura të drejtësisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›