Vasili: Rama i dha shesh ndërtimi dhëndrit të Berishës
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për afera me Kryeministrin Berisha në dhënin e lejeve të ndërtimit.
Aristir Lumezi
“Me vendimin nr. 136, datë 29.12.2007, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka dhënë lejen e ndërtimit për pallate banimi mbi klubin sportiv ‘Partizani’, ku përfitues është edhe dhëndri i Kryeministrit Berisha, Jamarber Malltezi dhe motra e tij. Ky vendim ka shkelur në mënyrë flagrante dy ligje, ligjin ‘Mbi Urbanistikën’ dhe ligjin ‘Për Sportin’, duke asgjësuar ambientet e klubit sportiv ‘Partizani’ për qëllime biznesi të familjarëve të Berishës”, tha Vasili. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së u shpreh se. Rama dhe Berisha janë në bashkëpunim të plotë me njëri-tjetrin përa realizimin e kësaj afere, pasi kryeministri i ka lehtësuar punën kryetarit të bashkisë me ligjin e paraqitur për sportin në Kuvend. “Kjo aferë rëndohet në mënyrë skandaloze, sepse Kryeministri Berisha pruri dhe miratoi në Parlament pak ditë më parë ndryshimet në ligjin për sportin për të ligjëruar skandalin e lejes së ndërtimit të dhënë në mënyrë të paligjshme që në dhjetorin e vitit 2007 për të afërmit e tij. Ky skandal është pjesë e ofensivës së pandalshme për masakrimin e të gjithë hapësirave të gjelbra dhe të gjithë terreneve sportive në qytetin e Tiranës”, tha Vasili. Duke iu referuar projektit për rregullimin e territorit rreth Liqenit Artificial të Tiranës, Vasili akuzoi kryetarin e Bashkisë se me vendimin e fundit po shkatërron zonat e gjelbra të kryeqytetit.
“Dje u njohëm me vendimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për masakrimin e programuar të hapësirave poshtë digës së Liqenit Artificial, duke përfshirë edhe klubin sportiv ‘Dinamo’ dhe kopshtin botanik dhe Gardën e Republikës. Përmes strategjisë së betonizimit, sot Tirana është bërë tërësisht pre e pangopësisë korruptive dhe qytetarët e Tiranës ndihen më keq se kurrë në qytetin e tyre. Tirana është shndërruar në gjahun më të madh për afera gjigante korruptive dhe për pasurimin e vetëm të dy individëve dhe klaneve të tyre dhe këta janë Rama dhe Berisha”, tha Vasili. LSI bëri thirrje që të mos avancohet në zbatimin e këtij projekti dhe premtoi se këtë çështje do ta ndjekë në mënyrë institucionale në drejtësi. “Kjo aferë është e pambulueshme dhe ju bëjmë thirrje publike autorëve të saj të mos guxojnë të bëjnë asnjë tentativë për mbulimin e saj, sepse do të rëndonin akoma edhe më shumë pozicionin e tyre, sepse LSI dhe media e pavarur disponojnë të gjithë dokumentacionin dhe gjurmët shkresore të të gjithë kësaj afere, por edhe të tjerave, të cilat do t’i vihen në dispozicion qytetarëve të Tiranës dhe drejtësisë, për të bërë një gjykim të dyfishtë, atë të opinionit të gjerë qytetar dhe atë të drejtësisë që duhet të veprojë në mënyrë të menjëhershme dhe pa asnjë hezitim”, tha Vasili.