Meta: Kriza, fajin e kanë Rama e Berisha
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, vlerësoi deklaratat e diplomatit të lartë amerikan mbi gjendjen e demokracisë në Shqipëri.
Duke u ndalur në shqetësimin e diplomatit amerikan lidhur me uzurpimin që kërkon t’i bëjë sistemit gjyqësor kjo maxhorancë dhe Qeveria, si dhe rrezikut që i kanoset demokracisë në Shqipëri, Meta u shpreh se ky shqetësim është mjaft i drejtë, pasi vërtet demokracia në Shqipëri është në një situatë kritike, se Shqipëria ka probleme të mëdha për demokracinë, lidhur me institucionet e pavarura që qeveria synon të kontrollojë, duke përfshirë edhe sistemin gjyqësor, që dihet se është edhe vetë thelbi demokratik dhe thelbi i së drejtës. Sipas Metës, ndryshimi i Kushtetutës së Shqipërisë në natën e 21 prillit përbën cenimin më të rëndë të demokracisë në vend, ku u cenuan rëndë institucionet kushtetuese të vendit. Këtë deklaratë, kreu i LSI-së e bëri gjatë një takimi të zhvilluar të qytetin e Gjirokastrës me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie. Meta gjatë fjalës së tij fajësoi për situatën e rëndë, përsa i takon dhe demokracisë, dy partitë e mëdha dhe drejtuesit e tyre, Rama dhe Berisha, të cilët, sipas tij, po bashkëpunojnë në mënyrë të paligjshme dhe korruptive për të pasuruar një kastë të caktuar mbështetëse të tyre. Duke ngritur disa pikëpyetje rreth ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit, Meta tha se vendi nuk ka përfituar asgjë nga pakti i fshehtë Rama-Berisha, por ka sjellë vetëm probleme dhe shqetësime në funksionimin e demokracisë. Duke vazhduar në këtë linjë, Meta u shpreh se, “sot praktikisht kemi dy opozita në Shqipëri. Kemi një të ashtuquajtur opozitë, që drejtohet nga kreu i Partisë Socialiste, që nuk është në opozitë që prej 10 vitesh, por që drejton një parti, e cila është në opozitë edhe në bashkinë e tij, e cila për fat të keq, që prej disa muajsh ka kapitulluar përpara atij oreksi të jashtëzakonshëm të Sali Berishës, për të gllabëruar gjithë llojet e pushteteve në vend”.