E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Gulden vlerësojnë ecurinë e programit

06/11/2009  Takimi

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Tiranë, Turkoz Cosslet Gulden, me të cilën diskutoi mbi ecurinë e programit “Një OKB”, në të cilin Shqipëria u përzgjodh një nga 8 vendet-pilot në janar të vitit 2007. Gjatë bisedës me koordinatoren Gulden kryeministri Berisha vlerësoi ecurinë e këtij programi dhe përmendi disa nga arritjet në fusha të rëndësishme, si: ngritja e sistemit të teknologjisë dhe informacionit, projekti “Brain Gain”, mbështetja e sektorit të arsimit dhe informatizimit të shkollave si dhe për projektet e zhvillimit rajonal, ekonomik dhe nxitjes së punësimit. Nga ana e saj zonja Gulden i shprehu kryeministrit falënderimet për angazhimin e tij personal dhe të qeverisë së tij në zbatimin e suksesshëm të programit dhe theksoi se Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin prioritetet e qeverisë dhe reformat për integrimin europian të vendit. Kryeministri ritheksoi se prioritet madhor i qeverisë që ai drejton për katër vjetët e ardhshëm është dixhitalizimi dhe kërkoi ndihmën financiare dhe ekspertizën e agjencive të Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›