“Berisha të nisë luftën antikorrupsion nga familja”
06/11/2009 Deklarata
Partia Socialiste nuk vonoi të komentojë deklaratën e bërë nga kryeministri Berisha lidhur me luftën kundër korrupsionit në spitalet e vendit. Zëdhënësja për shtyp e PS-së, Armela Imeraj, duke iu referuar një deklarate të tillë, u shpreh dje se “kryeministri Berisha ka vazhduar me hipokrizinë e tij t’u thotë shqiptarëve se ai është i vendosur për ta kthyer shëndetësinë në prioritet të qeverisjes dhe për të luftuar korrupsionin në spitale”. Sipas saj, ky nuk është gjë tjetër veçse një premtim i pambajtur i qeverisë “Berisha”. “Fatkeqësisht sot, kur kanë kaluar më shumë se 4 vjet nga marrja e mandatit të parë të dështuar të Sali Berishës, ky i fundit na tregon të njëjtën përrallë si katër vjet më parë. Sot, 4 vjet më pas, Berisha përsërit të njëjtin premtim, që nuk diti ta mbajë gjatë 4 vjetve që lamë pas. Spitalet e vendit janë në gjendje denigruese për çdo pacient, sepse korrupsionin shumëmilionësh e bën vetë Berisha dhe familja e tij. E kryeministri i ka duart e lidhura, pasi i duhet ta nisë luftën kundër korrupsionit nga familja”, - tha Imeraj. Madje, në këtë akuzë të drejtpërdrejtë ajo theksoi se “Berisha e fsheh burimin e këtij korrupsioni, mbesën e familjes, e cila mbron interesat e klanit familjar në tenderat disamilionësh dhe lë pas dore interesat e mijëra shqiptarëve”.