“Mbresëlënës zbatimi i reformave në vend”
06/11/2009 Berisha-Mahoney
Kreu i ekzekutivit shqiptar, Sali Berisha, vlerësoi kontributin e madh që qeveria amerikane i ka dhënë Shqipërisë nëpërmjet programit “Sfida e pragut të mijëvjeçarit”. Një program i tillë ka mbështetur reformat më të mëdha të qeverisjes elektronike në prokurime, tatime, ngritja e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve dhe e Qendrës Kombëtare të Licencimit.
Ky qëndrim u mbajt dje nga ana e kryeministrit Berisha gjatë takimit të zhvilluar me drejtoren e USAID-it në Tiranë, zonjën Roberta Mahoney me rastin e largimit të saj nga Shqipëria. Kryeministrit Berisha theksoi se këto kanë qenë objektiva madhore të qeverisë dhe një ëndërr e gjithë shqiptarëve e bërë realitet. Zonja Mahoney theksoi se gjatë këtyre viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë shqiptare dhe vlerësoi progresin domethënës të arritur në luftën ndaj korrupsionit, duke theksuar se është mbresëlënës vullneti me të cilin qeveria po zbaton reformat dhe se si Shqipëria po përparon drejt integrimit europian. Kryeministri Berisha falënderoi zonjën Mahoney për kontributin e saj personal dhe i uroi suksese në detyrën e re dhe shumë të rëndësishme që ajo do të marrë pas largimit nga Shqipëria.