Berisha e Meta, në punimet e Sesionit të 64-t të OKB-së
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në përbërje të delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryeministri, Sali Berisha, u nis për në Nju Jork për të marrë pjesë në hapjen e punimeve të Sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë ditëve të qëndrimit në Nju Jork, Meta do të marrë pjesë në një sërë takimesh të rëndësishme shumëpalëshe, si Forumi i Udhëheqësve për Ndryshimet Klimaterike, Takimi Vjetor i Udhëheqësve nga Ballkani, Takimi A5 në kuadrin e Kartës së Adriatikut, Takimi Vjetor i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike, Takimi Vjetor i Aleancës së Civilizimeve, takimi i vendeve të Komunitetit të Demokracive etj. Gjithashtu, ministri i Jashtëm Meta do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologët nga vendet e BE-së, rajoni dhe nga mbarë bota.