E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enciklopedia maqedonase, reagon LSI



Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje nëpërmjet kryetarit të Këshillit Drejtues së saj, Edmond Haxhinasto, për enciklopedinë e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, duke e cilësuar atë si me pasaktësi historike. “Në emër të LSI-së shpreh keqardhjen për përmbajtjen e Enciklopedisë së Republikës së Maqedonisë, e cila paraqet pasaktësira historike për prejardhjen e shqiptarëve dhe për figura të rëndësishme të historisë së tyre. Një reagim i tillë do të ishte i panevojshëm nëse kjo enciklopedi nuk do të ishte botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Maqedonisë, një institucion shtetëror i saj. Ne vlerësojmë se përcaktimet joshkencore dhe arkaike të kësaj enciklopedie nuk i shërbejnë as historisë, as të vërtetës, as kompleksit për të errësuar apo ngritur identitetet e kombeve”, - tha Haxhinasto. Ai tha më tej: “Këto qëndrime janë manipulime politike dritëshkurtra, të cilat rrjedhin në kah të kundërt me frymën e harmonisë dhe bashkëjetesës midis kombeve dhe rrymat e integrimit të kombeve të rajonit mes tyre dhe në strukturat euroatlantike”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›