E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha e Rama sot në forumin e Medias

TIRANE-Sot pasdite në Tiranë zhvillohet një Forum mbi Median ku do të jenë të pranishëm gazetarë italianë dhe shqiptarë që do të diskutojnë mbi arritjet dhe problemet në media. Forumi që pritet të nisë në orën 16:30 do të diskutojë kryesisht mbi median Live në News24 dhe do të moderohet nga gazetari i mirënjohur, Carlo Bollino. Diskutimet do të jenë të përqëndruara mbi problemet dhe arritjet e medias.
Të pranishëm në Forum do të jenë përfaqësues të lartë të politikës dhe medias shqiptare. Konfirmohet pjesmarrja e Kryeministrit Sali Berisha, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës e njëkohësisht i Partisë Socialiste të Shqipërisë, z.Edi Rama si dhe shumë personalitete të tjera të njohura në arenën politike shqiptare. Forumit nuk do ti mungojë dhe ambasadori otalian në Shqipëri, z. Saba D'Elia.
Në përfaqësuesit e medias do të ketë shumë emra, mes të cilëve drejtori i ANSA, Giulio Anselmi, Kryetari i Federates Kombetare te Gazetareve italiane Angelo Siddi. Te ftuar nga mediat shqiptare jane drejtues te mediave, analiste dhe gazetare. Mes tyre gazetaret Lutfi Dervishi, Remzi Lani, Nikolle Lesi etj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›