E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri, Bosnje, liberalizimi i vizave mund te shtyhet

TIRANE- Shqiptarët dhe boshnjakët bëjnë mirë të shuajnë shpresat se do të mund të udhëtojnë pa viza brenda vendeve shenjen për pushimet verore.

Liberalizimi i vizave për shqiptarët dhe boshnjakët ka gjasa të shtyhet deri në fund të vitit ka thënë eurodeputeti slloven Jelko Kacin, i cili në muajin mars vizitoi Shqipëri së bashku me një grup ekspertësh të PE.
Kacin deklaron se propozimi i KE për liberalizimin e vizave ka shumë gjasa që të përfshihet në agjendën e Parlamentit Europian në shtator dhe efektet e saj të nisin në dhjetor. Një vit pas liberalizimit të vizave me qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Faqja online European Voice.com, citon eurodeputetin slloven.
Raporti
Pesimist dhe raporti i vlerësimit të Komisionit Europian, i cili është zbuluar këto ditë nga disa media. Raporti ( iu dërëzua të premten e kaluar vendeve anëtarë te BE-së) vëren se me gjithë plotësimin e pjesës më të madhe të kritereve Shqipëria dhe Bosnja nuk kanë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.
Raporterja e PE-së për liberalizimin e vizave duke komentuar raportin ka thënë se ai është provë se të dy vendet do të humbin mundësinë e liberalizimit të vizave, para verës dhe se një vendim i mundshëm mund të merret vetëm më vonë gjatë vitit.
Tanja Fajon thotë se pret që për ty vendet të ketë një vlerësim pozitiv, “por një mission tjetër do të jetë i nevojshëm”.
“Ka mundësi që ekspertë të ri të vizitojnë Shqipërinë, cka, sigurisht nënkupton kohë shtesë, dhe ne nuk do të arrijmë të përfundojmë procesin para pushimeve të verës”- ka thënë Fajon, citon agjencia e lajmeve Balkan Insight.
Fajon pret që Brukseli të paraqesë një propozim legjislativ për liberalizimin e vizave dhe të kërkojnë kushte shtesë që do të duhet për të përmbushur para përfundimit të procesit të plotë të liberalizimit vizave. Rekomandimet pritet të bëhen publike në fund të muajit maj ose në fillim të javës së parë të qershorit, cka përkon dhe me samitin e Sarajevës.
“Unë pres që rekomandimi i KE të jetë për liberalizimin e vizave për të dy vendet, por kjo vazhdon të varet nga qeveritë e dy vendeve për të finalizuar kushtet e nevojshme” tha Fajon dhe
paralajmëron se “Është shumë e rëndësishme që autoritetet të vazhdojnë të punojnë shumë sepse ka muaj vendimtare para nesh dhe ata duhet të mbeten përgjegjës”
PE mblidhet të martën
Të martën pasdite (27 prill) Komisioni per te Drejtat civile, drejtesine dhe çeshtjet e familjes i Parlamentit Europian do të mblidhet ne Strazburg për të dhënë vlerësimin e saj se sa është e gatshme Shqipëria dhe Bosnja për liberalizimin e vizave. Vlerësimi do të bëhet në bazë të raportit të përgatitur nga grupi i ekspertëve të Parlamentit Europian të cilët ishin të pranishëm në Shqipëri muajin e kaluar. Mbledhja konfirmohet nga axhenda që Parlamenti Europian publikon në faqen e saj zyrtare por edhe nga eurodeputeti Jelko Kacin.
Që nga nisja e procesit për liberalizimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, vendin tonë e kanë vizituar 3 grupe ekspertësh, raportet e të cilëve ishin pozitive. Nuk dihet si do të jetë qëndrimi i grupit të tretë, duke iu referuar zhvillimeve politike në vendin tonë, kur sa vjen e thellohet kriza politike mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo krizë, sipas autoriteteve ndërkombëtare dhe shqiptare ndikon jo vetëm në liberalizimin e vizave, por edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
(Suela Gera/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›