Kriza ne Greqi, bie besimi i qeverise:Jo FMN
ATHINE-Pjesa më e madhe e grekëve i druhen pasojave që do të ketë Greqia nëse qeveria do të pranojë ndihmën BE- FMN. Madje kanë humbur besimin në lidhje me veprimet që do të bëjë qeveria e Papandreut për të përballuar krizën financiare. Këto janë konkluzionete një sondazhi publik të bërë nga tv Skai.
Media që mbështet krahun socialit, duke iu referuar sot disa ministrave, të cilët gjatë një mbledhjeje qeverie që kanë zhvilluar dje, shkruan sot se disa ministra janë deklaruar në favor të aktivizimit të menjëhershëm të mekanizmit mbështetës.
Por Kryeministri Papandreu i ka ftuar të ruajnë ftohtësinë në gjykim dhe bashkim, duke treguar se dëshironte në fillim të priste në cdo rast zgjedhjet që do të zhvillohen në Gjermani më 9 maj. Burime anonime nga kjo mbledhje të cituara nga media kanë hipotetizuar mundësinë e një “huaje” nga zona euro.
Sipas sondazhit të Skai, 91 % e të intervistuarve, i druhen imponimit të masave të reja antikrizë nga FMN, në rast të pranimit të ndihmës ndërkombëtare, të cilën qeveria garanton se do të shikojë mundësinë e saj vetëm vitin që vjen.
51 % e të intervistuarve mendon se ndërhyrja e FMN do të ketë pasoja negative për vendin.
Mes grekeve ka rënë gjithashtu dhe besimi në qeverinë e Papandreut. Nga 55 % e cila ishte në shënuar në muajin shkurt, në 47 % në prill, ndërsa për ministrin e Financës, Jorgo Papakonstantinou përqindja e besimit nga 58 % ka zbritur në 52 %.
Duke komentuar zhvillimet e fundit negative në tregun financiar si dhe në të dhënat e reja të deficitit buxhetor, media e cila mbështet krahun e djathtë në Greqi titullon kryeartikullin e sotëm „Vendi po fundoset“ është "dorëzim total“ në FMN dhe sugjerojnë një qeveri të „unietit kombëtar“.
Pas përfundimit të grevës së djeshme, në Greqi përflitet për një tjetër grevë të përgjithshme e cila do të zhvillohet ndoshta më 4 maj.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)