E Diel, 1 Nëntor 2026

Perse Ina Rama nuk e merr te pandehur Genc Rulin

Nuk eshte e lehte qe te dallosh se kush eshte kampioni i korrupsionit dhe abuzimit me detyren ne qeverine e Sali Berishes por aferat e njepasnjeshme qe po dalin ne drite per Genc Rulin padyshim e bejne ate te zere nje vend krejt te vecante.

Genc Ruli ne menyre krejtesisht te kunderligjshme ka marre persiper te favorizoje kompanine ACR

Se pari duke ndryshuar kontraten koncesionare dhe me konkretisht duke i shtyre afatet e investimit te parashikuara ne kete kontrate

Se dyti duke i mundesuar kesaj kompanie qe gjoben prej 1.6 milion eurosh per nje shkelje te meparshme te kontrates ta zbrese nga rimbursimi i TVSH. Ajo qe eshte e paimagjinueshme por kaq ndodhur eshte fakti se Genc Ruli keto veprime i ka kryer duke tejkaluar kompetencat e tij ne menyre krejtesisht te kunderligjshme. Ai nuk ka marre as miratimin e kuvendit dhe as miratimin e ministrise se financave.

Sot media ka publikuar nje prononcim te drejtuesve te tatimeve te cilet mohojne qe kompania ACR te kete pasur ndonje problem me rimbursimin e TVSH sic pretendohet ne vendimin e Genc Rulit. Nese kjo eshte e vertete atehere ngjarja behet akoma me e rende. Per me teper ky veprim i Genc Rulit perben nje diskriminim te paster dhe deshmon se pse kjo qeveri disa biznese i trajton si te nenes dhe disa si te njerkes. Pra me nje te rene te lapsit Genc Ruli i ka shkaktuar shtetit nje dem prej miliona eurosh. Me nje te rene te lapsit Genc Ruli i ka denuar minatoret e Bulqizes qe te punojne ende per shume kohe ne kushte skandaloze pune ku humbjet e jetes dhe plagosjet jane kthyer tanime ne nje ritual tragjik.

Tani mbetet vetem te zbulojme se sa ka kontribuar kjo e rene e lapsit ne te pasurimin personal te zotit Ruli. Rasti i Genc Rulit dhe heshtja e Sali Berishes perballe skandaleve te njepasnjeshme qe kane dale ne drite ne lidhje me kete zoteri tregon me se miri se ne Shqiperine e sunduar me vota te vjedhura korrupsioni eshte kthyer ne sistem. Sali Berisha ka deshtuar dhe fakti qe nje individ si Genc Ruli vazhdon te jete minister eshte prova me e qarte e ketij deshtimi.

Perse hesht ministri aktual i ekonomise qe i detyrohet nje shpjegim shqiptareve

Perse hesht Ministri i Financave ne kompetencat e te cilit ka hyre Genc Ruli

Dhe mbi te gjitha riperserisim me force pyetjen qe i drejtuam edhe dje Prokurores se Pergjithshme fare tjeter e dashur zonje duhet te beje nje minister qe organi qe ju drejtoni ta marre ate si te pandehur

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›