E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha e sherrxhinjte, ne shtepi"

Kryetari socialist, Edi Rama, ka shfrytezuar nje takim me banoret e Bilishtit te Korces, per te leshuar sinjale te forta kunder Berishes, por dhe lidereve te tjere qe i fryjne ndasive ne vend, se ne zgjedhjet e 2009 do te dergohen ne shtepi. Me nje gjuhe te forte dhe te ashper, vetem nje dite pas miratimit te Kodit Zgjedhor, dhe akuzave te forta te ish-aleatit te tij, Meta, kreu socialist Rama, nuk ka munguar te ktheje "reston", teksa eshte shprehur se shqiptaret duhet te ndahen nga politika e vjeter, e ndasive, dhe e luftes politike per interesa personale, dhe jashte kujdesit per problemet e njerezve te thjeshte. "Shembelltyra e kesaj politike te vjeter eshte Sali Berisha, dhe pa dyshim qe Sali Berishen ne, do ta cojme ne shtepi. Por, ne nuk duhet te ngaterrojme nevojen qe ka ky vend, per nje qeveri dhe nje qeverisje te re me mendesine e vjeter te luftes me njeri-tjetrin, me mendesine e vjeter te ndasive dhe percarjeve qe i ka cuar kjo politike e mbrapsht deri ne fshatin me te larget", ka qene deklarata e forte e kreut te PS, Rama. Teksa eshte shprehur se shqiptaret vijojne te rrine me kurriz me njeri-tjetrin, pavaresisht se nuk kane me cfare te mbjellin token, se farat kane cmime te pa perballueshme, nuk kane me cfare ta pleherojne token, se plehrat kane cmim te paperballueshem. Sipas tij, ata nuk kane ku ta cojne prodhimin, sepse nuk ka treg dhe rrine me kurriz me njeri-tjetrin, ca andej e ca ketej, se ca jane socialiste, ca jane demokrate. "Kjo eshte nje ndasi qe duhet te marri fund. Ata jane te gjithe shqiptare dhe shqiptare qe duhet te bashkohen, dhe jane te gjithe shqiptare dhe shqiptare qe meritojne te jetojne me mire. Shkaktaret e kesaj percarjeje dhe kesaj ndasie, duke filluar nga Sali Berisha, duhet te shkojne ne shtepi. Nje politike e re bashkimi mes zgjedhesve duhet te marre jete. Kesaj do t'i japim jete ne", eshte shprehur Rama me tone te forta. Nderkohe ai ka nenvizuar faktin se duhet fituar jo per te triumfuar mbi ndonje armik, por per te triumfuar mbi keto te keqija. Teksa ka nenvizuar se nuk ka dale per te luftuar dhe fituar kunder shqiptareve, Rama eshte shprehur se te gjithe se bashku duhet t'i kundervihen politikes se vjeter, te ndasive, te sherreve, akuzave, percarjeve per interesa personale njerezish te pervecem. "Doni te vazhdoni te jeni plackat e tregut te tyre? Doni te vazhdoni te qendroni te ndare me njeri- tjetrin? Ta shikoni njeri-tjetrin si armik, kur te dy palet jeni pa drita, jeni pa uje, jeni pa pune, jeni pa fare, jeni pa pleh, jeni pa treg? Cfare ju ndan juve? Kater vjet te tjera me Sali Berishen, jane nje rrenimi i ekonomise familjare te cdo shqiptari qe jeton me pune te ndershme, qofte socialist, qofte demokrat. Prandaj cdo shqiptar qe jeton me pune te ndershme, duhet te bashkohet per ta larguar kete te keqe te madhe, qe eshte qeverisja e politikes se vjeter te Sali Berishes", tha Rama. Duke paralajmeruar qe nga zona e larget juglindore e vendit, se dite te veshtira do te vijne per politiken e vjeter. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›