E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumeshohen aplikimet ne zonen e Dibres

Liberalizimi

Liberalizimi i vizave me 8 nentor ka sjelle nje rritje te ndjeshme te fluksit te aplikimeve per karta identiteti dhe pasaporta biometrike ne Qarkun e Dibres. Keshtu fillimi i kesaj jave ka njohur nje rritje te ndjeshme fluksi banoresh ne rrethet Diber Bulqize dhe Mat qe kane kerkuar te aplikojne per pasaporta biometrike dhe karta elektronike. Ne te tria rrethet e ketij qarku jane dhjetefishuar kerkesat e banoreve per tu pajisur me keto dokumente. Nje ndikim te dukshem ne rritjen e fluksit te banoreve per aplikim ka pasur edhe urdhri me i fundit i Ministrise se Brendshme per nxjerrjen jashte perdorimit te pasaportave te vjetra. Kjo ka sjelle dhjetefishimin e kerkesave per aplikime. Ka nje dyndje te madhe edhe me shume se me ardhjen e emigranteve gjate muajit gusht. Kjo dyndje shkon ne dhjetefish thote punonjesja e firmes Aleat. Keshtu nese ne javen e kaluar ka pasur 5 deri 6 kerkesa ne dite per aplikim me fillimin e kesaj jave kur dhe u miratua nga BE-ja liberalizimi i vizave me vendet Shengen numri i aplikanteve ka njohur nje rritje te ndjeshme ne rreth 70 persona. Po e njejta situate edhe ne dy rrethet e tjera te ketij qarku Diber dhe Mat ku nga 10 deri ne 15 kerkesa numri ka mberritur ne 100 deri 120 kerkesa. Por gjate dites se marte punonjesit e firmes Aleat ne keto rrethe nuk kane mundur tu pergjigjen banoreve aplikues per mungese te sinjalit kompjuterik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›