Berisha fal katër të rinjtë
18/08/2011 Lirohen anëtarët e “Parlamentit Rinor”, akuza ngrihet me kallëzim të të dëmtuarit
TIRANE-Lirohen katër të rinjtë e grupimit “Parlamenti Rinor”, të cilët u arrestuar nga policia për shkak se kishin shpërndarë trakte në rrugët e Tiranës, në të cilat njoftonin vdekjen e Kryeministrit Sali Berisha. Vendimi për lirimin e tyre dhe zhveshja nga të gjitha përgjegjësitë penale ka ardhur nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka argumentuar mosfillimin e hetimeve me faktin se vepra penale që kanë kryer katër personat Klevis Bejleri, Arlind Kote, Dritan Broka dhe Geraldo Durda ndiqet me padi civile ose me kallëzim penal nëpërmjet personit të dëmtuar që në këtë rast është Kryeministri Sali Berisha. Mirëpo duke qenë se ky i fundit edhe pse i vënë në dijeni për këtë shpifje, duket se ka zgjedhur të falë veprimin e katër të rinjve të “Parlamentit rinor” dhe për pasojë ata të lihen të lirë nga Prokuroria e Tiranës. Kryeministri i vendit Sali Berisha, të cilit katër të rinjtë i ndillnin publikisht vdekjen, ka preferuar të mos bëjë asnjë kallëzim penal ose padi civile ndaj tyre. Mësohet se të katër personat e arrestuar gjatë natës së të hënës, duke u gdhirë e martë, kanë qenë duke ngjitur postera në muret e pallateve të ndryshme në kryeqytet, dhe janë ndaluar nga policia në rrugën “Don Bosko”, pikërisht kur kanë qenë duke ngjitur një poster me përmbajtjen e qartë “Lajmërojmë vdekjen e Sali Berishës, fajtor për 21 janarin dhe Gërdecin”. Posteri ishte në formën e një lajmërimi vdekjeje, dhe përmbante edhe një foto të Kryeministrit. Berisha cilësohej përgjegjës për të vrarët nga shpërthimi i Gërdecit më 15 marsin e tri viteve të shkuara, si dhe për ngjarjet e ndodhura përballë Kryeministrisë, ku katër protestues mbetën të vrarë nga të shtënat e Gardës së Republikës.