E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet shqiptari, ishte me të dashurën prostitutë

18/08/2011  Atentat në Torino Indrit Kuçit, 3 plumba i marrin jetën në parkingun e makinës

Policia dyshon se nuk u pagoi bosëve përqindjet për prostitucionin

ITALI- Tri të shtëna plumbash ishin të mjaftueshme për të vrarë Indrit Kuçin, 37-vjeçarin, me origjinë shqiptare. Ai u ekzekutua në rrugën “Valentino Carrera” të Torinos, kur ndodhej në sediljen e vendit të shoferit në makinën “Ford Ka”, të cilën ia kishte marrë borxh një bashkatdhetari të tij. Plumbi përshkroi krahun e majtë dhe mushkëritë, duke i shkaktuar gjakderdhje të brendshme dhe ndalje të zemrës. Në asfalt u gjendën tre predha të kalibrit 7,65, ndërsa plumbin që vrau Kuçin ende nuk është nxjerrë nga trupi. Në selinë e policisë, hetuesit kanë mbledhur dëshminë e dashurës së Kuçit, e cila është një emigrante e re shqiptare që jeton me prostitucion. Ky element mund të jetë i rëndësishëm për hetimin. Viktima kishte një leje qëndrimi në Spanjë dhe pastaj vendosi të shkojë në Itali, si shumë emigrantë duke përfituar nga rasti. Në Torino, megjithatë, nuk dukej se Kuçi kishte gjetur një punë. Për të sjellë para në shtëpi mendonte e dashura e tij dhe ky element mund të ketë disa lidhje me vrasjen. Veprimtaria e shfrytëzimit të prostitucionit është ndër më fitimprurëset dhe drejtohen nga grupe të ndryshme kriminale shqiptare, të cilët i shesin vajzat dhe i nxjerrin në trotuaret e qytetit, sikur të ishin pronë e tyre. Pushtimet e fushave të të tjerëve mund të jenë të kushtueshme. Hetuesit për këtë vrasje kanë vlerësuar hipoteza të ndryshme, ku ndër këto është mundësia e një krimi të organizuar për të ndëshkuar një konkurrent. Ndoshta, Kuçi kishte vendosur për të hyrë në treg, pa u paguar një përqindje atyre që kontrollojnë këtë zonë. Një fyerje kjo e vështirë, për t’u pranuar nga familjet me origjinë ballkanike. Vrasësi e ka ndjekur tek marina e parkuar dhe e qëlloi dy herë. Kuçi hipi në makinë dhe u përpoq të ndizte makinën që nuk ishte në marsh dhe aty e zuri plumbi i tretë që i solli vdekjen. Policia shpreson të tërheqë disa elemente të dobishme nga telefoni i Kuçit dhe libri i adresave. Por bashkatdhetarët e Kuçit një duan të flasin me policinë, çka përbën favor për vrasësin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›