LDG Vokshi Nisma per barazine gjinore dhe kuota e 30 te grave ne Parlament arritje
Lidhja Demokratike e Gruas se Shqiperise mbajti diten e djeshme ne kuvendin e deges Durres zgjedhjet per organet drejtuese te saj. Po ashtu kuvendi i LDG-se analizoi edhe proceset e riformatimit te strukturave te Lidhjes Demokratike te Gruas dhe perfshirjen aktive te saj ne politiken vendimmarrese. Kryetarja e LDG-se Albana Vokshi gjate fjales se saj pergezoi strukturat e LDG-se Durres per shtimin e anetaresise me mbi 800 aktiviste duke shprehur ne te njejten kohe mirenjohje per tejkalimin e te gjitha sfidave me te cilat eshte perballur kjo organizate per te forcuar rolin e saj ne shoqeri. Gjate fjales se saj ne kuvend ajo theksoi angazhimin e Kryeministrit Berisha per nismen dhe miratimin e ligjit per barazine gjinore dhe miratimin e kuotes 30 te perfaqesimit te gruas ne Parlament dhe ne organet e qeverisjes vendore. Ne takimin e djeshem moren pjese edhe deputete dhe drejtues te Partise Demokratike ne Durres Eduart Halimi minister i Drejtesise Igli Cara njekohesisht kryetar i Partise Demokratike Durres deputetet Gazmend Oketa dhe Ferdinand Xhaferaj. Ne fund te punimeve kuvendi i LDG-se Durres zhvilloi zgjedhjet per kryetaren e deges dhe kryesine e saj. Per postin e kryetares se LDG-se Durres kandiduan znj. Eglantina Bekteshi dhe Violeta Neza ku pas votimit u zgjodh fituese Bekteshi.