Berisha firmos aplikimin në BE
Kryeministri Sali Berisha konfirmoi dje para Këshillit të Ministrave se do të paraqesë zyrtarisht më 28 prill në Pragë, kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar të BE-së. Gjatë mbledhjes jashtë radhe të qeverisë, që zgjati gati 25 minuta, Kryeministri Berisha paraqiti arsyet pse aplikimi bëhet pikërisht tani, duke theksuar se kjo nuk ka lidhje me fushatën elektorale. Në vlerësimin e Kryeministrit, realizimi i reformave të suksesshme ka bërë të mundur që në një hark kohor të shkurtër Shqipëria të ftohet për të paraqitur kërkesën për statusin e vendit kandidat. Për kreun e qeverisë, ky moment përben një akt të rëndësishëm dhe përcaktues në procesin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Më tej, ai theksuar se ky vendim nuk vjen si i njëanshëm, por i bashkërenduar dhe i konsultuar me vendin që ka kryesinë e radhës së BE-së, me vendet anëtare të BE-së dhe me Komisionin Evropian. Nëpërmjet mediave, Kryeministri informoi qytetarët se gjatë këtyre muajve para se të hidhej hapi për aplikimin si vend kandidat, qeveria ka zhvilluar negociata intensive me kancelaritë e vendeve anëtare të BE-së. Ku qeveria, sqaroi Berisha, ka paraqitur pikëpamjet e saj se aplikimi varet nga realizmi i reformave të cilat pjesa më e madhe, tashmë janë realizuar. Kryeministri theksoi se tashmë ky proces për t‘u bërë pjesë e familjes së madhe të BE-së duke realizuar reformat dhe duke plotësuar kriteret e standardet, do të jetë i pandalshëm, pasi e mbështesin 96% e shqiptarëve. Ne, tha Berisha, paraqesim kërkesën pasi kemi plotësuar me seriozitetin më të madh kërkesat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e ad-interim që kemi pasur. "Ne paraqesim kërkesën, pasi të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian votuan dhe ratifikuan në parlamentet e tyre MSA-së, pa ngritur qoftë edhe një rezervë të vogël, përkundrazi, në tërësi, është votuar me vlerësimin më pozitiv dhe unanimitetin më të gjerë nga parlamentet e vendeve anëtare. Ne paraqesim kërkesën pasi kemi vendosur një bashkëpunim të gjerë edhe në fushën ushtarake me BE-në", nënvizoi Berisha. Më pas, Kryeministri falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e tij për Komisionin Evropian, i cili i ka dhënë, tha Berisha, një ndihmë të gjithanshme Shqipërisë, ndihmë që ka bërë të mundur këtë ditë. Një mirënjohje të veçantë, Kryeministri ka përcjellë për të gjitha vendet anëtare të BE-së, për solidaritetin e tyre të jashtëzakonshëm që i kanë dëshmuar Shqipërisë. "Shumë nga këto vende kanë vendosur Shqipërinë në krye të të gjitha ndihmave ekonomike dhe të tjera, për frymë. Shqipëria ka pasur një mbështetje të plotë dhe totale në rrugën e reformave të saj, në rrugën e ndërtimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut, në rrugën e zgjidhjes së mijëra e mijëra problemeve të trashëguara nga e shkuara më e hidhur se çdo komb tjetër në Evropë. Ndaj sot është një rast për t‘i falënderuar ata me shumë përzemërsi", u shpreh Berisha në mbledhjen e qeverisë. Falënderim të veçantë, Kryeministri Berisha bëri edhe për Kryeministrin e Çekisë, Topolanek, dhe qeverinë e këtij vendi. "E cila, ka bërë avokatin e shkëlqyer të arritjeve të kësaj qeverie, në gjirin e vendeve anëtare dhe ka ftuar, në datën 28 prill, Kryeministrin e Shqipërisë për të paraqitur zyrtarisht kërkesën", u shpreh Berisha. Pas falënderimeve të shumta, Kryeministri lexoi dhe firmosi publikisht letrën e dërguar Presidentit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Shkëlqesisë së tij, Mirek Topolanek. Në të bëhet i ditur vendimi i qeverisë shqiptare për paraqitjen e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian.
Tabela
Letra, dërguar presidencës së BE-së
"Shkëlqesia Juaj, zoti President!
Në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të datës 29 janar 2009, mbështetur në aspiratën dhe vullnetin mbizotërues të popullit shqiptar për t‘u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, kemi nderin që, në përputhje me nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian, të paraqesim aplikimin e Republikës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Përfitojmë nga rasti për t‘i ripërsëritur Shkëlqesisë Suaj sigurimet e konsideratës sonë më të lartë"
Kryeministri i Shqipërisë
Sali Berisha
Kuvendi
Berisha falënderon opozitën
për votimin e reformave
Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë ku u bë e ditur zyrtarisht data e aplikimit si vend kandidat për në BE, Kryeministri Berisha nuk harroi të falënderojë edhe opozitën, duke shprehur mirënjohje për kontributin e dhënë prej saj për votimin e disa reformave në Parlament. "Dua të falënderoj opozitën për reformat që ka votuar në Parlament dhe dua ta siguroj atë se ky akt nuk është elektoral, se ky akt është në zbatim të rezolutës që kemi votuar bashkërisht në Parlament dhe se ky akt është interesi më i mirë i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga bindjet e tyre politike. Ky akt është themelor të programin politik të të gjitha forcave politike serioze të vendit", u shpreh Kryeministri. Në Pragë, tha Berisha, ne shkojmë me konsensusin më të gjerë, pasi këtë akt e mirëpresin 96 për qind e qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu, Kryeministri nuk ka harruar të falënderojë përzemërsisht administratën për punën e bërë. Të cilët gjatë këtyre viteve i janë përgjigjur, tha Berisha, me përkushtim kërkesës së vendit për reforma, i zbatuan ato me seriozitet të madh dhe shpejtësi. Berisha lëshoi vlerësime edhe për diplomacinë shqiptare, Ministrinë e Integrimit, e cila me përkushtim të madh, tha ai, ka ndjekur zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe me kontakt të vazhdueshëm me KE-në, ka paraqitur me vërtetësi arritjet e vendit.