Prokuroria: Kërcënuesi i ambasadorëve, në gjykatë
Sorollatjet e njëpasnjëshme në dyert e përfaqësive diplomatike të huaja të akredituara në Tiranë për të marrë një vizë dhe për të emigruar legalisht në vendet perëndimore ka vënë nën akuzë një 38-vjeçar, i cili ka kërcënuar disa ambasada nëpërmjet telefonit. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për shtetasin Enea Nauni, i cili akuzohet për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe dosjen e tij ia ka përcjellë gjykatës. Kjo e fundit ka regjistruar në datën 23 prill dosjen me numër çështjeje 1183 me të pandehur Enea Naunin nën akuzën e "përdorim me keqdashje të përdorimit të thirrjeve telefonike". Gjykata ka hedhur edhe shortin përkatës për dosjen në fjalë dhe gjyqtari Fehmi Petku do të jetë ai që do drejtojë seancat gjyqësore. Sipas dispozitave ligjore, veprimi i përsëritur mund t‘i kushtojë 38-vjeçarit një vit heqje lirie. Prokuroria ka të dhënë sa Nauni ka të tjerë precedentë penalë me këto episode.
Kërcënime ndërkombëtarëve
Disa muaj më parë, disa përfaqësi të huaja të akredituara në Tiranë kanë denoncuar në Prokurorinë e Tiranës disa kërcënime, të cilat vinin me anën e telefonit. Kërcënimet ishin për drejtuesit e këtyre përfaqësive të huaja, ku nuk mungonin as kërcënimet me jetë. Pas regjistrimit të telefonatave, prokuroria filloi procedimin penal dhe vuri nën verifikim numrat e telefonisë fikse të disa ambasadave. Pas këtij veprimi do të vinte edhe një telefonatë, ku prokuroria ka verifikuar se personi që ishte në anën tjetër të receptorit dhe arrinte të kërcënonte me jetë krerët e ambasadave ishte 38-vjeçari Enea Nauni. Për t‘u bindur se kërcënuesi ishte pikërisht ky person, prokuroria ka pritur një tjetër telefonatë për ta zënë "rob" të dyshuarin. Pasi ka dokumentuar veprimin, hetuesi ka urdhëruar për ndalimin e 38-vjeçarit, i cili deklaroi se veprimi i tij ishte si pasojë e refuzimit të vizave nga disa përfaqësi të huaja. Prokurorët e çështjesh vendosën që të përfundojnë hetimet dhe të dërgojnë në gjykatë dosjen me të pandehur Enea Naunin, i cili ka mbi shpinë një akuzë më të lehtë, e cila i rrezikon atij një dënim vetëm me një vit heqje lirie.
Precedentët
Prokuroria thotë se veprimi i Enea Naunit ndaj përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë është i përsëritur. Disa vite më parë, policia ka marrë një denoncim se ky person kishte dërguar letra të shumta në drejtim të ambasadave dhe zyrave ndërkombëtare. Precedentët e kërcënimeve të përfaqësive të huaja në Tiranë janë të shumta, ku mund të përmendim rastet e kërcënimit të ambasadorit gjerman. Kërcënimi kishte ndodhur pasi përfaqësia gjermane për të disatën herë i kishte refuzuar për ta pajisur me vizë, pavarësisht se pretendimi i tij ishte se duhej të shkonte për të takuar bashkëshorten me shtetësi gjermane dhe djalin që jetojnë në Gjermani. Ndërkohë, në fund të muajit dhjetor të vitit 2003, në selinë e ambasadës së Këshillit të Evropës në Tiranë do të mbërrinte një kartolinë me mesazhe kërcënuese ndaj ambasadorit Lutz Salzman. Mesazhi do të përsëritej edhe disa javë më pas, nëpërmjet një letre të postuar në ambasadë.
Kodi Penal
Neni 275
Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike
Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit