Zgjedhjet dhe "mëkatet" e policisë
Ashtu siç ka ndodhur rëndom në çdo start të fushatave elektorale që nga shpallja e pluralizmit, duket se edhe në këto zgjedhje policia do të "përdoret" nga të dyja kampet. Që tani kanë nisur akuzat nga ana e Partisë Socialiste për "rolin antikushtetues të urdhrit që i është dhënë policisë për të trokitur derë më derë me qëllimin mbledhjen e informacionit për votuesit emigrantë". Ndërkohë, riorganizimi nga ana e Partisë Socialiste, nën kujdesin e vetë Edi Ramës, i qindra ish-oficerëve të mesëm e madhorë, të liruar nga reformat gjatë qeverisjes "Berisha", po shihet me mjaft shqetësim në kampin blu. Faktikisht uniformat blu shqiptare, në kohë të ndryshme shpesh kanë pasur rol vendimtar për përcaktimin e rezultateve zgjedhore në terren, por edhe për "duartrokitjen" apo "përbaltjen" e procesit. Le të bëjmë një rezyme të shpejtë. Partia Demokratike i humbi tejet thellë zgjedhjet e para demokratike më 31 mars të vitit 1991, edhe pse mbështetja popullore për atë në atë kohë nuk kishte nevojë për testim. Menjëherë pas kësaj, krerët e PD-së ndërmorën një fushatë gjigante brenda dhe jashtë vendit, për të kërkuar, sipas tyre, votën e vjedhur nga të majtët. Sipas krerëve të kësaj partie, një ndër mashat kryesore që ishte përdorur për këtë grabitje, ishte policia së bashku me shërbimin sekret. Shumë shpejt vetëm pas një viti do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme të monitoruara fort nga ndërkombëtarët. Partia Demokratike do të fitonte në mënyrë gati plebishitare duke marrë kështu pushtetin për herë të parë dhe për ta lëshuar me dhunë vetëm në vitin 1997. Partia Socialiste e pavetëkthjelluar mirë për hapin që kishte hedhur drejt socialdemokracisë perëndimore, nuk u ankua. Çomangia "ju komunist", u binte mbi kokë edhe për psherëtimën më të vogël. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, Partia Demokratike nëpërmjet Parlamentit që e kontrollonte totalisht, një nga veprimet e para që ndërmori ishte nxjerrja e nenit "24/1". Ky nen që u bë famëkeq për mijëra familje shqiptare, në fakt ishte një fshesë e pamëshirshme për gjithë administratën që gjetën në detyrë fitimtarët e rinj, por veçanërisht për policinë, shërbimet sekrete dhe diçka më e butë për ushtrinë. Këta mijëra të hedhur në rrugë, shpesh edhe pa sqarimin më të vogël, do të ktheheshin në një kontingjent "i specializuar" në luftën e PS-së për të rimarrë pushtetin. Pas dështimit të referendumit për Kushtetutën në vitin 1994, ish-presidenti Berisha do të lëshonte sërish rrufe për këto "struktura të zeza të nëndheshme". Shumica e këtyre kuadrove policorë të flakur në rrugë, ose ikën jashtë vendit, ose u morën me punët e tyre, për t‘u rikthyer në krye të policisë në vitet ‘97-‘98-të. Ata që i kishin zëvendësuar, në realitet tregoheshin më të egër se tonaliteti i shefit të tyre të madh... Shumë analistë të kohës së Berishës President, mendojnë se një nga faktorët me peshë të madhe që ndikoi në shkurtimin e ditëve të PD-së e liderit të saj në pushtet, ishte policia dhe shërbimet sekrete që ata vetë i kishin instaluar. Kështu dhuna psiko-fizike ndaj njerëzve të opozitës dhe gazetarëve, gati u bë normalitet. Policë-gango me pistoleta të nxjerra enkas mbi këmishë që të binin në qafë kot më kot, shihje me shumicë edhe nëpër qendrat studentore, lokale e vende të tjera publike. Por, kulmi u arrit në zgjedhjet e 26 qershorit të vitit 1996, gjatë të cilave PD-ja fitoi 122 deputetë dhe PS-ja vetëm 10-të. Të gjithëve u kujtohet (veçanërisht pasi u tërhoqën edhe komisionerët e opozitës) se ç‘punoi policia atë ditë. Madje, militantë të veshur me uniformat blu të shtetit, festuan gjatë gjithë natës edhe me të shtëna armësh. Por roli i policisë në shkurtimin e ditëve të PD-së në pushtet vazhdoi në mënyrën më flagrante 48 orë më pas. Pa shkak, mu nën hundën e dhjetëra vëzhguesve dhe gazetarëve të huaj, gjakosën eksponentë të opozitës që protestonin... Ndërkohë roli i "policisë" dhe "ish-policisë" vazhdoi edhe gjatë trazirave të vitit 1997!!
Pas marrjes së pushtetit, Partia Socialiste nxitoi që të mbushte radhët e policisë në të gjithë nivelet e piramidës me njerëz besnikë. Aq e hapur ishte ndërhyrja e politikës në punët e rendit në vitet e para të qeverisjes së majtë, saqë as ministri nuk mund të emëronte një drejtor policie qarku pa viston e deputetëve të asaj zone. Nga ana tjetër, protagonizmi i jashtëligjshëm i strukturave të rendit në proceset zgjedhore, (lokale e të përgjithshme) ka qenë aq flagrant, saqë ndërkombëtarët detyroheshin shpesh që përpara dhe pas zgjedhjeve, rolin e policisë ta konsideronin si parësor në kutin e standardeve.
Një epokë e re?
Fakt është që duke filluar që nga zgjedhjet e vitit 2005, kjo edhe si pasojë e trajnimit të palodhur nga ndërkombëtarët, policia po përzihet gjithmonë e më pak në mëkatet e votimeve. Madje, në ato zgjedhje u shënua edhe një precedent "kulm", që atë kohë mori deri përmasat e një anekdote. Ish-ministri i Rendit, Igli Toska, pas humbjes në Kombinat i habiti të gjithë kur deklaroi se, "votat mi ka vjedhur policia!".
Por duket se "karta polici" nuk mund të përdoret më ashtu si më parë. Jo se nuk duan të dyja palët, por janë ca firma të hedhura në Bruksel e Strasburg që s‘mund të "fshihen" me gomë lapsi siç bëhej ca vite më parë. Nga ana tjetër, simbioza polici-politikë e mbaroi "misionin" e vet regresiv në këto 18 vjet. Një tufë tutkunësh u bënë deputetë vetëm në sajë të ca eksponentëve të policisë dhe anasjelltas mjaftë krerë policie u shpërblyen duke e gjetur veten biznesmenë të fuqishëm, të tjerë madje duke u bërë edhe vetë deputetë. Por mos harrojmë, shumica e "punëtorëve" të policisë ka qenë dhe janë nga shtresat më të ndershme dhe të sakrificës. Prandaj ka aq shumë dëshmorë mes tyre...
Le të kthehemi te situata e sotme. Përfaqësitë e huaja policore që operojnë në Shqipëri, PAMECA dhe ICITAP, kanë njoftuar zyrtarisht se gjatë ditës së procesit zgjedhor në datën 28 qershor të këtij viti, do të kenë përfaqësuesit e tyre në çdo rreth të vendit për të monitoruar policinë shqiptare se si do t‘i kryejë funksionet e saj, të përcaktuara edhe në Kodin Zgjedhor. Ky nuk është paralajmërim, por një kujtesë: ju është fokusuar mikroskopi. Dhe një notë jokaluese nga këto agjenci që përfaqësojnë të gjitha vendet e BE-së, nuk i bën dot derman asnjë parti, në pushtet apo jo, e Berishës a e Ramës qoftë. Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ahmet Premçi, jo më kot nuk lë ditë pa u artikuluar vartësve të tij në të gjithë vendin paralajmërimin e prerë: "Në rast se në zgjedhje konstatohen shkelje të ligjit nga efektivet e policisë, pasojat do të jenë tepër të rënda".