Karamanlis mbërrin sot në Tiranë. Axhenda e takimeve
Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, shkel sot tokën shqiptare në një vizitë dyditore. Informacionet zyrtare thonë se ai do të mbërrijë në Aeroportin e Rinasit në orën 12.50. Aty pritet të zhvillohet një ceremoni e veçantë, ku do të marrë pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha. Pas mbërritjes nga Rinasi, në orën 13.00 do të mbahet një takim tet a tet mes dy kryeministrave në selinë e qeverisë. Bisedë që është parashikuar të zgjasë për rreth 20 minuta sipas protokollit zyrtar. Për rreth 40 minuta të tjera do të mund të diskutohet më tutje në atë çka konsiderohet kategori e bisedimeve zyrtare mes palës shqiptare dhe asaj greke. Më tutje, ministrat e Jashtëm të dy vendeve pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Në orën 14.10 deri në 14.30 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtypin e dy kryeministrave Karamanlis dhe Berisha. Sipas protokollit zyrtar, në orën 14.40 është rezervuar një drekë zyrtare për kreun e qeverisë greke. Ai që shtron drekën për "mikun" është Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Në orët e pasdites, Karamanlis pritet të takohet me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Në orën 16.40 deri në 17.10 i është rezervuar një takim edhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Pas bisedës me kreun e opozitës, Kryeministri grek do të zhvillojë një bisedë edhe me kryeparlamentaren e Shqipërisë, Jozefina Topallin. Duke shfrytëzuar faktin se vizita kryhet në një ditë të hënë, Karamanlis do të mbajë edhe një fjalim në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Ajo çka do të thotë kreu i vendit fqinj do të fillojë në orën 18.00 dhe do të zgjasë vetëm 15 minuta. Karamanlis do të niset në orën 18.20 drejt Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe deri në orën 19.00 do të zhvillojë një takim me Fortlumturinë e Tij Anastas, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Aktivitetet e sotme nuk do ta përmbyllin vizitën e Karamanlisit, pasi ajo do të vijojë edhe ditën e nesërme me të tjera takime. Pala shqiptare dhe ajo greke vlerësojnë se një vizitë e tillë i shërben shumë konsolidimit të marrëdhënieve midis dy shteteve. Deri më tani konstatohet se niveli i shkëmbimeve kulturore dhe ekonomike ka qenë në një nivel të kënaqshëm. Vizita e Karamanlis merr edhe një vlerë tjetër, teksa Shqipëria nesër dorëzon në Pragë aplikimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Vendi ynë pritet të marrë mbështetje edhe nga Greqia, pak ditë pasi Nikolas Sarkozi, Presidenti i një tjetër vendi të madh evropian, u shpreh hapur "pro" perspektivës evropiane të Shqipërisë.
TABELA
Programi i vizitës së Kostas Karamanlis
Dt. 27 prill 2009
12.50 - 13.00 Ceremonia e pritjes nga Kryeministri Berisha
13.00 - 13.20 Takimi tet a tet
13.20 - 14.00 Bisedimet zyrtare
14.00 - 14.05 Nënshkrim marrëveshje (Ministrat e Jashtëm)
14.10 - 14.30 Konferencë shtypi e përbashkët
14.40 - 15.50 Drekë zyrtare dhënë nga Kryeministri Berisha
16.00 - 16.30 Takim me Presidentin e Republikës, SH.T.Z. Bamir Topi
16.40 - 17.10 Takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama
17.20 - 17.50 Takim me Kryetaren e Kuvendit, SH.S.Znj. Jozefina Topalli
18.00 - 18.15 Fjala e Kryeministrit Karamanlis në Parlamentin shqiptar
18.20 Nisja për në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
18.30 - 19.00 Takim me Fortlumturinë e Tij Anastas, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Borxhi
"Dhurata" 41 milionë
USD për Karamanlisin
Qeveria shqiptare është përgatitur ta presë me një "dhuratë" Kryeministrin grek Kostas Karamanlis. Vlera e saj arrin në rreth 41 milionë dollarë. Bëhet fjalë për borxhin e vjetër dhe marrëveshja është firmosur më 23 mars 2009, mes ministrit të Financave, Ridvan Bode, dhe ministrit të Ekonomisë e Financave të Greqisë, Janis Papathasiou, për llogari të Organizatës së Sigurimit të Kredisë së Eksportit, i përfaqësuar nga Janis Pantelidis. Pak kohë më parë, qeveria shqiptare i ktheu një borxh Greqisë me vlerë 7.2 milionë dollarë, për llogari të Bankës së Shtetit helenik. Detyrimet e vjetra janë krijuar nga viti 1987 deri në 1991, por që janë njohur nga pala shqiptare vetëm në 2008-ën, pas shumë negociatave të vështira që Komiteti i Bisedimit të Borxhit Qeveritar kreu me palën greke. Karamanlis vjen për herë të parë në Shqipëri, duke regjistruar vizitën e dytë të një Kryeministrit grek, që nga koha e ardhjes së Micotaqis në fillim të 1991-shit. Ministria e Financave nuk pranon të pohojë se marrëveshja e firmosur në fund të marsit për kthimin e borxhit ndaj Greqisë ka lidhje me ardhjen e Karamanlisit. Sikurse ka ndodhur me marrëveshjet e tjera, ku në prag vizitash qeveria shqiptare bënte favoret e fundit, kësaj here ardhja e Kryeministrit grek do të konkretizohet me kthimin e borxhit me vlerë rreth 41 milionë dollarë, si dhe me një sërë marrëveshjesh të tjera.
Nëntor 2008
Bakojanis "firmosi" dy varrezat greke në Shqipëri
Ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis, firmosi në nëntorin e vitit të shkuar marrëveshjen me palën shqiptare për varrezat e ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, do të ketë dy memoriale nderimi: një në Gjirokastër dhe një në Këlcyrë. Në realitet Greqia kishte kërkuar katër të tilla, njëra nga të cilat duhej të ndërtohej në Korçë. Sipas marrëveshjes së firmosur në nivel ekspertësh, parashikohet që ushtarët grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, gjatë luftimeve me armatën e Musolinit, duhet të varrosen në memorialet përkatëse në Gjirokastër dhe Këlcyrë. Ministrja e Jashtme e Greqisë, pati deklaruar se "është arritur një marrëveshje për krijimin e dy varrezave në Shqipëri për ushtarët grekë, që u vranë gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941. Këto memoriale janë një çështje me një rëndësi humanitare dhe emocionale për të gjithë popullin grek, i cili e mban atë periudhë ende të gjallë në kujtesën e tij, një periudhë simbolike, kur luftuam për lirinë tonë". Bisedimet mes dy vendeve për këtë çështje kanë nisur që në vitin 2005, kur qeveria e Kostas Karamanlis, i parashtroi këtë kërkesë homologut shqiptar Sali Berisha. Në pranverën e vitit 2006, ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Meimerakis, anuloi vizitën e parashikuar në Tiranë. Çështja u rihap në vjeshtën e po atij viti, kur të dy ministrat e Mbrojtjes të të dyja vendeve u takuan në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore. E ndodhur përballë kërkesës për katër varreza greke, Tirana arriti në një zgjidhje të mesme, ku mund të shtoheshin varret, por jo numri i memorialeve.
reagimi
Shoqata "Çamëria" protestoi dje, një ditë para ardhjes së Kryeministrit grek në Tiranë
Çamët në protestë: Të fillojnë
bisedimet për çështjen tonë
Pasi deklaruan se nuk u pranua një kërkesë për takim me Kryeministrin grek Kostas Karamanlis, përfaqësues të shoqatës "Çamëria" protestuan dje në sheshin "Skënderbej". Ashtu sikurse edhe në rastet e tjera, çamët kërkuan që vizita të tilla si ajo e sotmja e Karamanlisit t‘i shërbejnë konsolidimit të marrëdhënieve mes dy popujve. Në këtë drejtim ata vunë theksin te zgjidhja e çështjes së tyre që ka mbetur peng i historisë. "Së pari të lejohen veçanërisht moshat e mëdha të shkojnë pranë varreve të të parëve të tyre për t‘i kujtuar dhe nderuar me një tufë lule. Së dyti, të ngrihet një memorial në Tesproti në nderim të viktimave të pafajshme të popullsisë çame, gjatë viteve 1944-1945. Së treti, të nisin bisedimet midis dy qeverive për zgjidhjen e çështjes çame, e cila do t‘i shërbejë të tashmes dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit", u shpreh kryetari Tahir Muhedini. Sipas protestuesve, shteti fqinj duhet të ratifikojë konventat për mbrojtjen e minoriteteve dhe të aprovojë ligjin për konservimin e pronave. Përfaqësuesit e shoqatës "Çamëria" thanë se kishin kërkuar një takim me Kryeministrin Karamanlis, por diçka e tillë nuk ishte bërë e mundur. "Meqenëse nuk u bë e mundur diçka e tillë, po ia themi nga ky shesh se çfarë do donim t‘ia thoshim në takim", u shpreh një nga përfaqësuesit e shoqatës. Teksa propozoi fillimin e bisedimeve ndërqeveritare për zgjidhjen e çështjes çame. "Mes Shqipërisë dhe Greqisë janë realizuar një sërë marrëveshjesh dhe është thënë se marrëdhëniet janë shumë të mira. Gjykojmë se zgjidhja e çështjes çame i shërben vetëm forcimit të këtyre marrëdhënieve. Në të kundërt nuk mund të pranohet kurrsesi ekzistenca e marrëdhënieve të mira kur mes dy vendeve mbeten pezull çështje të pazgjidhura", insistuan drejtuesit e shoqatës "Çamëria". Edhe në muajin nëntor, kur në Tiranë erdhi ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis, kjo shoqatë i bëri thirrje Tiranës zyrtare që të kërkojë nga Athina ngritjen e memorialeve në nderim të viktimave të gjenocidit ndaj popullsisë çame. Me anë të një kërkese zyrtare, Partia për Drejtësi dhe Integrim, si dhe shoqata "Çamëria", në fund të shtatorit të shkuar, i kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Jashtme, ku kërkohet që, nëpërmjet rrugëve diplomatike, të arrihet ngritja e një varreze përkujtimore pranë urës së lumit Kalama, në Greqi, ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë gjatë gjenocidit mbi popullatën çame.