Dështimi i Kuvendit me 11 komisione hetimore në 4 vjet
Teksa vetëm dy javë e ndajnë Kuvendin nga fundi zyrtar i mandatit të tij, me kërkesën e disa deputetëve mori jetë komisioni hetimor i radhës, "Rama2". Nuk mund të ishte ndryshe veçse i tillë fundi i një legjislature e cila ka shënuar plot 11 vendime për ngritje komisionesh hetimore. Çdo forcë politike herë pas here ka paraqitur në Kuvend kërkesat e saj për komisione hetimore. Ato janë depozituar si nga opozita dhe mazhoranca, por nuk kanë mbetur më pas edhe partitë e vogla parlamentare. Sipas të dhënave zyrtare të Kuvendit, ky institucion rezulton se që nga viti 2005 ka miratuar ngritjen e 11 komisioneve hetimore parlamentare dhe tre komisioneve të posaçme këta ta fundit kanë pasur si objekt diskutimi zgjedhjet dhe reformën në drejtësi. "Epidemia" e ngritjes së komisioneve hetimore më e madhe ka qenë në vitin 2007 ku janë ngritur 6 të tilla, në 2006 janë ngritur 4 komisione hetimore parlamentare, ndërsa komisioni i fundit hetimor është ai i formuar më 23 prill nga Kuvendi për hetimin e kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama. Më 2 maj 2006, Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Prokurorin e Përgjithshëm. Puna e këtij komisioni u drejtua nga deputeti demokrat, Astrit Patozi. Më 4 maj 2006 Kuvendi votoi për ngritjen e dy komisioneve të tjera hetimore. I pari u ngrit komisioni hetimor parlamentar për shkarkimet në administratën publike i cili u drejtua nga opozita dhe konkretisht nga deputeti Blendi Klosi. Komisioni i dytë që u votua në të njëjtën ditë ishte komisioni hetimor parlamentar për Tregun e Monopoleve të Telefonisë Celulare, i cili në atë kohë drejtohej nga opozita dhe konkretisht nga deputeti i PAD-së, Neritan Ceka. Ky i fundit, tashmë ka ndryshuar sërish kurs duke u rreshtuar përkrah mazhorancës dhe Kryeministrit Sali Berisha. Më 19 shtator 2006, Kuvendi ka votuar për ngritjen e një tjetër komisioni hetimor parlamentar, i cili drejtohej nga deputeti i PD-së, Bujar Nishani. Ky komision u përpoq të verifikonte dhe hetonte pasuritë e zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore. Por misioni rezultoi i pamundur, pasi u arritën të zhvilloheshin vetëm disa mbledhje. Opozita nuk mori pjesë në të duke e vlerësuar si të padrejtë që një nismë të tyre ta depozitonte më parë mazhoranca në Kuvend duke marrë dhe drejtimin e komisionit. Sakaq, më 22 tetor 2007, Kuvendi votoi miratimin e katër komisioneve hetimore parlamentare. Ai votoi ngritjen e komisionit hetimor për tenderimin e rrugës Durrës - Kukës, i cili u drejtua nga deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj. Po këtë ditë Kuvendi votoi edhe ngritjen e komisionit hetimor për privatizimin e Albtelekomit, strukturë që u drejtua nga deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello. Hetimi parlamentar për shpenzimet e buxhetit të shtetit ishte një tjetër komision hetimor parlamentar, i cili u drejtua nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe. Investigimi parlamentar për zbatimin e ligjit të koncesioneve ishte një tjetër motiv për krijimin e komisionit hetimor, i cili u votua nga Kuvendi dhe u drejtua nga deputeti i Partisë Socialiste, Shpëtim Idrizi. Më 25 tetor 2007, Kuvendi miratoi një tjetër komision hetimor për shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Komisioni u drejtua nga deputeti Ferdinand Xhaferri. Në statistikat e Kuvendit, kjo nismë e mazhorancës së djathtë mund të mbahet mend gjatë për shkak të kohëzgjatjes më të shkurtër në krahasim me të tjerët. Puna hetimore zgjati vetëm 7 ditë dhe kaq mjaftoi për t‘i propozuar Kuvendit shkarkimin e kryeprokurorit. Në fillim të nëntorit 2007, Kuvendi miratoi ngritjen e një tjetër komisioni hetimor, këtë herë të kërkuar nga Partia Demokristiane. Objekt i tij ishte hetimi i përgjimeve ndaj zyrtarëve të lartë. Komisioni u drejtua nga deputeti i PDK-së, Jak Ndokaj. Nisma e fundit për ngritjen e një komisioni hetimor është kërkesa e Partisë Demokratike, depozituar më 23 prill 2009 dhe që kërkon hetimin e abuzimeve në Bashkinë e Tiranës me dhënien e lejeve të ndërtimit.
Ngritja e komisioneve hetimore parlamentare ka ngjallur vëmendje dhe interes të madh nga mediat dhe opinioni. Si gjithçka në politikë asnjëherë nuk u është shkuar gjërave deri në fund, duke lënë një shije të keqe dhe duke forcuar opinionin se ngritja e tyre bëhet vetëm për show politik. E njëjta gjë pa frikë mund të thuhet edhe për ngritjen e 11 komisioneve hetimore parlamentare përgjatë periudhës 2005-2009 nga Kuvendi.
Vlen për t‘u kujtuar të gjithëve se shkëlqimi dhe rënia e tyre ka zgjatur fare pak, megjithëse ata kanë qenë të mandatar nga Kuvendi për të ushtruar funksionin e tyre për tre muaj. Duke përjashtuar komisionin e dytë hetimor për shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku, i cili mirë apo keq në përputhje ose jo me ligjin çoi në një përfundim, shkarkimin e tij, komisionet e tjera mund të thuhet se kanë dështuar plotësisht. Asnjëri prej tyre nuk e ka çuar punën e tij deri në fund, me gjithë përpjekjet e kryetarëve të tyre për të përfunduar hetimin e tyre. Mund të thuhet se "dështuan me nder"; komisioni për hetimin e rrugës Durrës-Kukës, për privatizimin e Albtelekomit, për shpenzimet e buxhetit, për koncesionet, për hetimin e monopoleve të telefonisë, për administratën publike për verifikimin e pasurive të zyrtarëve, si dhe për përgjimet e zyrtarëve të lartë të shtetit. Të gjithë komisionet nuk kanë arritur të dalin në një përfundim të njëjtë. Kryetarët e komisioneve kanë paraqitur në Kuvend raportin përfundimtar të punës, të firmosur vetëm nga njëra palë, të opozitës ose të mazhorancës.
Durrës-Kukës
Komisioni hetimor për hetimin e tenderit të rrugës Durrës-Kukës u drejtua nga PD me kryetar Aleksandër Biberaj dhe u ngrit më 22.10.2007
Albtelekomi
Komisioni hetimor për hetimin e privatizimit të Albtelekomit u drejtua nga opozita me kryetar Marko Bellon dhe u ngrit më 22.10.2007
Buxheti
Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e shpenzimeve të buxhetit. U drejtua nga PS me kryetar Erjon Braçen dhe u ngrit më 22.10.2007
Koncesionet
Komisioni hetimor për zbatimin e ligjit të koncesioneve. U drejtua nga opozita me kryetar Shpëtim Idrizin dhe u ngrit më 22.10.2007
Telefonisë
Komisioni hetimor për tregun e monopoleve të telefonisë celulare. U drejtuar nga opozita me kryetar Neritan Cekën dhe u ngrit më 04.05 2006
Administrata
Komisioni hetimor për shkarkimet politike në administratën publike. U drejtua nga opozita me kryetar Blendi Klosin dhe u ngrit më 04.05.2006
Pasuritë
Komisioni hetimor për verifikimin e pasurive të zyrtarëve të lartë të shtetit. U drejtua nga Bujar Nishani dhe u ngrit më 18.09.2006
Prokurori
Komisioni hetimor për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. U drejtua nga Astrit Patozi dhe u ngrit më 02.05.2006
Përgjimet
Komisioni hetimor për përgjimet ndaj zyrtarëve të lartë i kërkuar nga PDK-ja. U drejtua nga Jak Ndokaj dhe u ngrit më datën 01.11.2007
Prokurori 2
Komisioni hetimor i dytë për hetimin e kryeprokurorit, i kërkuar nga mazhorancë dhe u drejtua nga Ferdinand Xhaferri. U ngrit më 25.10.2007
Rama
Komisioni hetimor për veprimtarinë e Edi Ramës si kryebashkiak. U drejtua nga deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri, dhe u ngrit më 23.04.2009
Tre komisionet e
posaçme të Kuvendit
Përveç komisioneve hetimore, Kuvendi ka miratuar edhe ngritjen e komisioneve të posaçme, të cilët nuk u kanë shpëtuar dot "odisesë" së gjatë. Kuvendi ka miratuar komisionin për reformën në drejtësi dhe komisionin për reformën zgjedhore dhe vetëm pak javë më parë ka miratuar ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për zbatimin e Kodit Zgjedhor në lidhje me kartat e identitetit, regjistrimin themeltar elektronik dhe listat e zgjedhësve, i cili drejtohet nga kryetar Ilir Rusmajli dhe nënkryetar Kastriot Islami. Ashtu si komisionet hetimore edhe këta komisione të posaçme kanë pasur fatin e keq të zvarritjeve te tyre. Prej më shumë se një viti asnjëri prej tyre nuk ka arritur ta çojë punën e tij deri në fund për të mos thënë se kanë dështuar.
Rregullorja e Kuvendit
Neni 24
Komisionet e posaçme
1. Kuvendi mund të vendosë krijimin e një komisioni të posaçëm për shqyrtimin dhe përgatitjen e nismave ligjvënëse, si dhe për çështje të një rëndësie të veçantë.
2. Propozimi për krijimin e komisionit të posaçëm mund të bëhet nga Kryetari i Kuvendit, nga një komision i përhershëm ose nga të paktën 7 deputetë. Kryetari i Kuvendit, brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës, thërret Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar rreth kërkesës për ngritjen e komisionit të posaçëm.
3. Kuvendi, brenda 2 javëve nga diskutimi në Konferencën e Kryetarëve, përcakton sipas propozimit të konferencës detyrat, numrin, përbërjen dhe afatin kohor të veprimtarisë së komisionit të posaçëm.
4. Rregullat procedurale, të përcaktuara në nenet 32-41 të kësaj rregulloreje, zbatohen edhe për komisionet e posaçme, me përjashtim të rastit kur në vendimin e krijimit të tyre përcaktohet ndryshe.
Neni 25
Komisionet hetimore
1. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesën e një të katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë një komision hetimi, për të shqyrtuar një çështje të veçantë.
2. Komisionet hetimore të Kuvendit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj.