E Shtunë, 31 Tetor 2026

Junajtid në garën për Samuel Eto‘o

Mançester Junajtid ka filluar të interesohet seriozisht për Samuel Eto‘o dhe sipas mediave angleze, skuadra e Sër Aleks Ferguson ndodhet në pozita më të mira se rivalët e Sitit. "The News of the World" shkruante se sulmuesi nga Kameruni nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me Barcelonën, por as të transferohet në "Istlends". Pavarësisht ofertës faraonike të sheikëve, Eto‘o nuk preferon të luajë për një ekip të mesit të tabelës. Përkundrazi, ai është i gatshëm që të ulë pretendimet për rrogën sezonale, vetëm për të luajtur në "Olld Traford". Vetëm pak orë më parë, Junajtid bleu sulmuesin e Njukasëllit, Majkëll Ouen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›