Meta: Me Berishën, sepse ai fitoi zgjedhjet
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në një intervistë dhënë për VOA, komenton vendimin e forcës politike që ai drejton për t‘u bashkuar me Berishën në qeverisjen e vendit për katër vitet e ardhshme. Sipas Metës, ky është një veprim që bëhet për të mirën e vendit.
Zoti Meta, ju dhatë dje arsyet e vendimit që morët për të hyrë në një aleancë qeverisëse me Partinë Demokratike dhe Kryeministrin Sali Berisha. Ju përmendët këtu refuzimin nga Partia Socialiste të një bashkëpunimi të vazhdueshëm me ju apo të vetë kryetarit socialist, përpjekjet e kësaj partie për të minimizuar peshën dhe rolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ndërkohë dhatë dhe një arsye tjetër të nevojës për një stabilitet të vendit. Por a do të mjaftonin këto arsye për t‘ia shpjeguar elektoratit të LSI, këtë bashkëpunim me Berishën, duke qenë se në fushatën elektorale ju e ngritët këtë fushatë pikërisht me thirrjen për të rrëzuar Kryeministrin Sali Berisha nga pushteti?
Absolutisht që kjo është e vërtetë. Synimi kryesor ka qenë ndryshimi i qeverisjes në vend dhe në këtë drejtim është bazuar jo vetëm fushata jonë, jo vetëm programi ynë, por njëkohësisht ky ka qenë dhe thelbi i gjithë insistimeve tona të vazhdueshme për të realizuar një bashkëpunim apo qoftë dhe një koalicion të vetëm për mos të humbur votat për shkak të sistemit edhe me Partinë Socialiste, por të gjitha këto janë refuzuar në mënyrë stoike nga kryetari aktual i Partisë Socialiste, i cili kishte një projekt të tijin dhe të grupit që qëndronte pas tij për të arritur një pushtet absolut përmes alternativës së përjashtimit. Në fakt, në thelb të gjithë kësaj alternative, qëndronte përjashtimi i gjithë faktorëve të së majtës, dhe jo vetëm i LSI-së, por dhe i faktorëve të tjerë, të cilët janë zhdukur dhe që të gjithë dalin sot dhe akuzojnë kryetarin e këtij koalicioni dhe kësaj partie edhe se iu ka vjedhur votat.
Po a do ta kuptojë elektorati juaj?
Elektorati i vërtetë i LSI-së, jo vetëm që e mirëkupton, por elektorati i LSI-së do të shumëfishohet për arsye sepse Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është krijuar për të qenë në funksion të ambicieve thjesht të Partisë Socialiste, aq më tepër të një kryetari të përkohshëm të saj. LSI është krijuar për të qenë në funksion të një programi të qartë integrues për Shqipërinë, dhe së dyti është krijuar për t‘i shërbyer interesave të vendit dhe është momenti i tillë, i cili ka vetëm dy mundësi për LSI, ose të kthehet në një faktor destabilizues, duke kontestuar zgjedhjet. Por këtu ka një problem të madh, sepse agresioni më i madh ndaj LSI-së nuk është bërë nga PD-ja në këtë rast edhe pse nuk ka munguar dhe nga PD-ja, por ka qenë në radhë të parë nga lidershipi i Partisë Socialiste dhe nga vetë Edi Rama që ka dirigjuar personalisht një operacion policesko-financiar, i cili ka synuar kryesisht korruptimin e anëtarëve të LSI-së, përmes marrjes sipas metodave të sigurimit të shtetit edhe data-base të LSI-së, me gjithë adresat dhe numrat e telefonave të anëtarëve tanë dhe së dyti korruptimin e numëruesve edhe të Partisë Demokratike, në mënyrë që votat e LSI-së apo dhe të partive tjera të majta të numëroheshin si të PS-së, dhe votat e partive të djathta të numëroheshin si të PD-së. Mua më vjen keq që, kryetari i PS-së vazhdon të sillet në mënyrë tepër hipokrite dhe kalon në sulme personale, ndërkohë që duhet të mbajë premtimin e tij për të dhënë dorëheqjen për këtë humbje, e cila është e tij personalisht, sepse ka qenë ai që ka insistuar për kodin, i cili i ka humbur së majtës 12 mandate.
Ju përmendni shpesh stabilitetin e vendit, por kur ju kërkonit rrëzimin e Kryeministrit Sali Berisha...?
Unë e kërkoj me votë. Nuk mund të dal në rrugë sot, siç më thotë Edi Rama, që hajde dalim në rrugë se janë vjedhur zgjedhjet, kur mua zgjedhjet në radhë të parë m‘i ka vjedhur Edi Rama, si Lëvizje Socialiste për Integrim. Ne për këtë kemi kaseta filmike kemi fakte, kemi çdo gjë. Por, nuk mund të rrëzojmë Sali Berishën, i cili, pavarësisht nga dëshira e jonë, pavarësisht nga dëshira e cilitdo, në fund të fundit, përfaqëson koalicionin fitues.
Zoti Meta, duke tundur në mënyrë figurative çelësat e pushtetit tuaj, a nuk duket se ju shmangni një zotim, të cilit ju e kishit marrë, se do të rishikonit pozicionin tuaj në këtë parti nëse nuk do të merrnit të paktën 30 deputetë?
Absolutisht që jam i hapur për çdo vendim të forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe çdo gjë do të vendoset në forumet e kësaj partie. Për më tepër, që në fillim të vjeshtës, besoj se do të kemi një ripërtëritje të të gjitha strukturave dhe forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfshirë këtu edhe postin e kryetarit të kësaj Lëvizjeje dhe pa asnjë diskutim që do t‘i nënshtrohem vullnetit të të gjitha këtyre strukturave.
Ju keni thënë dje se kjo nuk do të jetë një marrëveshje për histori karrigesh, megjithatë duket se kjo të jetë arritur me një po xhentëlmenësh, duket pak sa vështirë duke pasur parasysh historinë e marrëdhënieve tuaja me zotin Berisha, kritikat tuaja ndaj tij, kritikat e tij ndaj jush, po jua shtroj pyetjen ndryshe, cila do të jetë pesha e LSI në këtë koalicion?
Deri tani nuk kam diskutuar me askënd për asnjë karrige. Kam pasur vetëm një ofertë nga Edi Rama që të bëhesha Kryeministër, si kandidat i këtyre 70 deputetëve të opozitës, po i konsiderojmë 66+4, me garanci se ai do të blinte disa nga deputetët e Partisë Demokratike.
I bie që ju të bëni një kapërcim ylberi pa asnjë lloj kushti?
Nuk është asnjë lloj kapërcimi ylberi i LSI, pasi edhe në vetë emrin e saj, edhe në vetë gjithë misionin e saj, ka si qëllim kryesor integrimin. Integrimin e Shqipërisë në Europë dhe integrimin e shqiptarëve këtu dhe pa asnjë diskutim që do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm për moderimin e politikës shqiptare. Ne jemi forcë e re dhe që kur jemi krijuar, kemi sjellë risi. Dhe kjo është një risi e jashtëzakonshme në politikën shqiptare, e cila nuk mund të kuptohet mirë nga të gjithë, sepse natyrisht që ajo është një sfidë ndaj atij mentaliteti të vjetër dhe folklorik në politikën shqiptare dhe pa asnjë diskutim që do të funksionojë për mendimin tim, sepse e imponon rezultati i këtyre zgjedhjeve, e imponojnë ato reforma që duhet të realizojë vendi patjetër gjatë katër viteve që vinë, ashtu sikurse këto imponojnë një bashkëpunim me opozitën e Partisë Socialiste, ku ne pa asnjë diskutim do të jemi shumë luajal me ta. E majta ka dy rrugë; një rrugë përmes LSI, për vetë faktin e rezultateve që është arritur të kontribuojë në stabilitetin e vendit dhe për qeverisjen e tij. Dhe e dyta për një opozitë sa më të shëndetshme që ta kontrollojë këtë qeveri. Ju insistoni në këtë fakt, po edhe unë po këmbëngul, sepse i bie që ju keni bërë një marrëveshje ku ju të keni dhënë garancitë që Kryeministri të mbajë edhe një mandat tjetër dhe nuk keni marrë asgjë në këmbim...Ne nuk kemi bërë asnjë diskutim, as për Kryeministrin dhe as për ndonjë funksion tjetër. Ne kemi dhënë një garanci që do të jemi faktor stabilizues.
Ju personalisht, do të jeni pjesë ekzekutivit?
Për mua kjo nuk ka asnjë lloj rëndësie. Për mua është e rëndësishme programi i koalicionit, është i rëndësishëm që Lëvizja Socialiste për Integrim të ofrojë kapacitete nga më të mirat dhe nga më të spikaturat, në mënyrë që të kontribuojnë për një ritëm më të lartë të reformave. Për mua nuk ka asnjë lloj shqetësimi dhe çdo gjë do të diskutohet dhe ju do ta merrni vesh në kohën e duhur. Deri më sot, vetëm një ofertë kam pasur për Kryeministër nga Edi Rama, e cila kishte në bazë të saj trafikun dhe blerjen e deputetëve të palës kundërshtare dhe padyshim që do të sillte kaos në vend. Unë s‘mund të pranoj që të jem Kryeministër me trafiqe votash.
LSI mbledh të martën konventat, do diskutojë vendimin për bashkëqeverisje me PD
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim do të zhvillojë ditën e martë konventën e saj të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi vendimin për hyrjen në qeverisje. Ky lajm është bërë i ditur dje publikisht për mediat nga përfaqësuesi i partisë, Edmond Haxhinasto, i cili theksoi se vendimi për të marrë pjesë në qeverisje me Kryeministrin Berisha u bë pas një seri konsultimesh. Haxhinasto deklaroi se "e thërrasim këtë konventë duke vlerësuar si rëndësinë e jashtëzakonshme të situatës që ka lidhje më vendimin politik të LSI për të pranuar hyrjen në bashkëqeverisje". Ai theksoi se "vendimi i marrë është në konsultim me strukturat drejtuese të LSI dhe me partnerët tanë të huaj diplomatikë dhe partiakë, ndaj duke respektuar kërkesat statutore të funksionimit të brendshëm të LSI, të martën, mbahet konventa e jashtëzakonshme e partisë për të konsultuar dhe mandatuar vendimin e Kryesisë së LSI për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, si dhe për të marrë mandatin për të negociuar për krijimin e qeverisë së re". Në lidhje me zërat brenda LSI-së, të cilët pretendojnë se ky vendim është marrë pa u konsultuar me strukturat, Haxhinasto i ka kundërshtuar, duke theksuar se "ju siguroj se vendimi i LSI është marrë në konsultim me strukturat e saj drejtuese si Kryesi, por, pavarësisht kësaj, në LSI ekzistojnë të gjitha hapësirat demokratike për të shprehur mendime alternative. Mbledhja e Konventës Kombëtare do të krijojë mundësinë për këdo që të japë mendimin alternativ për këtë çështje". Dy ditë më parë, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, pranoi publikisht ftesën e bërë nga Kryeministri Berisha për të bashkëqeverisur në katër vitet e ardhshme. "Ftesa u pranua i kushtëzuar nga rrethanat politike dhe për të shpëtuar vendin nga një kaos politik", u shpreh Meta.
Reagimi
PS: Meta tradhtoi 83 mijë votues opozitarë
Pas intervistës së dhënë nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, te "Zëri i Amerikës", ka ardhur reagimi i menjëhershëm i selisë rozë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PS-ja shprehet se "deklarata e Ilir Metës në VOA është një vijim i turpshëm, i pazarit të turpshëm të shitjes së 83 mijë zemrave opozitare te Berisha, për të marrë në këmbim disa portofola në qeverinë e Gërdecit. Akuzat e Ilir Metës ndaj PS janë pjesë e pafytyrësisë së njeriut që tradhtoi 83 mijë shqiptarë, të cilëve ua mori votat për të hequr Berishën, kur në fakt ishte marrë vesh me Berishën për t‘i dhënë votat e tij". Sipas selisë rozë "Ilir Meta i dha popullit opozitar një goditje të pabesë, por njëkohësisht e çliroi atë, duke u jashtëqitur nga trupi i së majtës. Sot, e majta është e ribashkuar dhe si asnjëherë më parë e vetëdijshme për gjithçka ka ndodhur".
Deklarata
Ceka përshëndet koalicionin PD-LSI
Krerët e partive të vogla, pas përfundimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe daljes së rezultatit provizor të KQZ-së, kanë rezultuar se mbeten jashtë Parlamentit për këtë katërvjeçar. Pas këtyre rezultateve kanë nisur të dalin në publik kryetarët e këtyre partive, pjesa më e madhe e të cilëve e kritikojnë kodin, duke e bërë atë fajtor për mbetjen jashtë Parlamentit. Këtë ndëshkim ata e kanë marrë nga dy partitë e mëdha kur vendosën të ndryshojnë Kodin Zgjedhor. Kreu i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ka pranuar humbjen, duke thënë se "na ndëshkoi Kodi Elektoral". Ai ka komentuar edhe vendimin e fundit të LSI-së për t‘u bashkuar në qeverisje me PD-në. Sipas Cekës, ky është një vendim i cili duhet përshëndetur. "PAD përshëndet marrëveshjen e djeshme për krijimin e një qeverie me koalicion. PAD e shikon këtë si një hap vendimtar në momentin e duhur që e çon Shqipërinë më pranë Europës", është shprehur Ceka.