E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terri drejt Sitit, Çelsi kërkon Shnajder

Rrugët e Çelsit dhe Xhon Territ mund të ndahen. Në Angli shprehen të bindur se nëse Mançester Siti e rrit ofertën për kapitenin e bluve deri në 52 milionë euro (45 milionë sterlina), londinezët do të pranojnë transferimin. Më parë Çelsi ka refuzuar ofertën fillestare prej 34.5 milionë eurosh për mbrojtësin 29-vjeçar. Me situatën e krijuar, ku nuk është realizuar asnjë blerje dhe Terri mund të largohet, trajneri Karlo Ançeloti i ka kërkuar klubit të marrë masa. Blutë janë tërhequr nga gara për Riberi dhe tashmë synojnë 25-vjeçarin Uesli Shnajder, i cili nuk është në planet e Realit. Për holandezin interesohen edhe Juve, Interi e Bajerni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›