Familjarët: Studentët u dërguan me detyrim në ekspeditë
Familjarët e viktimave bëjnë fajtorë pedagogët për aksidentin ku humbën jetën 11 studente, i fejuari i njërës prej tyre dhe shoferi i autobusit. Siç raporton Panorama, vajzat kanë qenë të detyruara të shkojnë në ekspeditën treditore për shkak se ajo u shërbente për të marrë kreditit e duhura për marrjen e diplomës. Të afërmit e viktimës Aurora Molla thonë se ajo kishte shkuar me detyrim. I marrin pedagogët me vete sepse nxjerrin para me këto udhëtime. Janë të lidhura me agjencitë, me linjat, bëjnë marrëveshje, tha tezja e Mollës. Po kështu edhe babai i Joana Debinjës, që humbi jetën në aksident, thotë se e bija e kishte të detyrueshme të shkonte pasi ishte pjesë e procesit mësimor. Drejtuesit e Departamentit të Gjuhë- Letërsisë pranojnë se ekspedita kishte qëllim që studentet të shkelnin territorin e vendit dhe të njiheshin me dialektologjinë dhe historinë e gjuhës.