Berisha fushatë me sms në celularë
20/05/2009 Mesazhi i Kryeministrit
Kryeministri Sali berisha ka preferuar të dërgojë sms me anë të celularit për t’i bërë ftesë elektoratit që të votojë. Në telefonat e shumë njerëzve ka ardhur një sms, ku veç sukseseve shënohej dhe një numër se çfarë duhet të përmirësojë mazhoranca në katër vjetët e ardhshme. Sms mbante emrin e Kryeministrit Sali Berisha. “Zonjë/zotëri, së bashku eliminuam 204 banda, shpëtuam nga korrupsioni 4 miliardë dollarë, rritëm e dyfishuam rrogat e pensionet, ndërtuam e rindërtuam 5900 km rrugë, 1012 shkolla, mbi 700 ujësjellës e kanalizime, pesëfishuam investimet, firmosëm 5 miliardë euro investime të huaja, pritem 2.7 milionë turistë. Jemi në NATO e brenda 1 viti do të lëvizim pa viza në BE. Të lutem më shkruaj në 0672000410 çfarë të intereson në 4 vjet e ardhshëm. Me respekt Sali Berisha”, - thuhet në mesazhin e dërguar në telefona dhe që mban firmën e Kryeministrit Sali Berisha. Është bërë e modës tashmë që fushata elektorale të bëhet dhe me sms në celularë, metodë kjo e cila po shtrihet gjerësisht. Nga ana tjetër dhe interneti është bërë një metodë për të bërë fushatë, ku vetë PD-ja ka hapur një faqe të sajën në “Facebook”.