Koalicionet ndryshojnë përmasat e fletës së votimit
20/05/2009 KQZ pritet të vendosë që gjatësia e saj të jetë 520 mm
Përfshirja e shumë subjekteve zgjedhore në koalicione zgjedhore ka sjellë domosdoshmërinë e ndryshimit të përmasave të fletës së votimit me rreth 10 cm plus ose 100 mm. Në këtë mënyrë, nga 420 mm që është parashikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas vendimit nr. 22. datë 5 mars 2009, ajo pritet të jetë 520 mm. ose mbi gjysmë metri. Në një mbledhje gjatë këtyre ditëve KQZ-ja do të bëjë ndryshime në këtë vendim për të ridiskutuar dhe ndryshuar dimensionet e fletës së votimit. Vetëm koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” me në krye Partinë Demokratike ka në përbërje të saj gjithsej 17 subjekte zgjedhore. Po ashtu, në varësi të madhësisë së fletës së votimit pritet të diskutohen edhe përmasat e kutive të votimit, për të cilat KQZ-ja ka vendosur të përdorë ato që u përdorën në zgjedhjet vendore të vitit 2007. Në KQZ-ja janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme 45 subjekte zgjedhore. Për zgjedhjet për Kuvendin zgjedhësit do të votojnë me një fletë votimi me ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjitha zonat zgjedhore. Sasia e tyre është e barabartë me numrin e zgjedhësve, plus 2 %. Fletët e votimit duhet të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi ose elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe të përmbajnë elemente sigurie. Ato prodhohen në blloqe me kundërfletë, ku shënohet numri i serisë. Emrat e partive politike vendosen në fletën e votimit sipas rendit alfabetik të emrit të tyre. Përbri emrit të partisë vendoset sigla, shkronja nistore dhe emri i kryetarit të partisë. Çdo subjekti që renditet në fletën e votimit i korrespondon hapësira përkatëse për shënimin e votës nga zgjedhësi. Partitë pjesëtare në një koalicion zgjedhor shënohen të renditura njëra pas tjetrës në pjesën e fletës së votimit që i përket koalicionit zgjedhor. Për secilën nga partitë politike të koalicionit shënohen emri i partisë, sigla, shkronjat nistore dhe emri i kryetarit të partisë. Çdo partie politike anëtare të koalicionit i korrespondon hapësira përkatëse për shënimin e votës nga zgjedhësi.
Specifikimet e fletës së votimit
Në fillim të marsit KQZ-ja mori vendim dhe miratoi specifikimet e fletës së votimit. Dimensionet e fletës së votimit u parashikua të jetë: gjerësia e fletës së votimit 300 mm, ndërsa gjatësia 420 mm. Për sa i takon llojit të Watermark 90 gr/m2 100% pulp, me fibra karboni ultraviolet, 2 shtresa, e ratifikuar ne fazën përfundimtare, me certifikate origjine. Fonti: Arial, Arial Black, Tahoma, Verdana; stema e Republikës, bardhë e zi, dimensione: 25 x 27; logo KQZ, bardhë e zi, dimensione: 32 x 32; ngjyrat: kodi i ngjyrës Pantone 1205 C. Për sa i takon pjesës së pashkëputshme e bllokut (kundërfleta) gjerësia do të jetë 20 mm.
Specifikimet e kutisë së votimit
KQZ-ja mendoi që në këto zgjedhje të përdorë të njëjtat kuti votimi që janë përdorur në zgjedhjet vendore të vitit 2007, pasi u vlerësua se kutia e përdorur në këto zgjedhje rezultoi e përshtatshme dhe e sigurt për materialet zgjedhore. Kapaciteti i kutisë së votimit mendohet të jetë e barabartë me 83 litra (afërsisht e barabartë me kapacitetin e 1000 fletë votimi me përmasa A3). Specifikimet: transparente, plastike, e sigurt, e papalosshme, e ripërdorshme. Kutia mbyllet me 4 kode metalike anësore dhe 1 kod metalik për pjesën e kapakut ku hidhen fletët e votimit. Ndërsa kutitë e materialeve zgjedhore do të kenë përmasat 565 mm x 385 mm x 290 mm.