Qeveria vendim të posaçëm për të liruarit para vitit 1996
20/05/2009 Pritet riverifikimi i të dhënave për ushtarakët rezervistë, mosha e përfitimit dhe masa sipas kategorive
Qeveria ka përgatitur një vendim të posaçëm për llogaritjen e pensionit të ushtarakëve që kanë dalë në lirim si pasojë e reformave. Në nenin 23 të ligjit të miratuar në Kuvend thuhet: “Për të gjithë ushtarakët që kanë dalë në rezervë a në lirim, periudha e trajtimit financiar sipas vendimeve nr. 225, datë 29.05.1992 dhe nr. 7, datë 10.01.1996 të Këshillit të Ministrave njihet si periudhë sigurimi për efekt përfitimi të pensionit të pleqërisë, të invaliditetit e familjar, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar. Kontributet llogariten në bazë të pagës referuese, sipas së cilës është llogaritur trajtimi financiar, e indeksuar me koeficientin e indeksimit të bazës së vlerësuar për të gjithë periudhën.” Ndërsa fondet për kontributet e prapambetura do të përballohen nga Ministria e Mbrojtjes. Ndërkohë duket se për të realizuar këtë proces do të bëhet edhe një riverifikim i të dhënave. “Për këtë periudhë fondet për pagesën e kontributeve jepen nga Buxheti i Shtetit, në varësi të numrit të personave që përfitojnë pension. Paga sipas së cilës është llogaritur trajtimi financiar kur zgjidhet nga ushtaraku merret edhe si pagë bruto për efekt të rillogaritjes së pensionit të pleqërisë dhe të pensionit suplementar”, - thuhet në këtë nen, ndërsa shtohet se procedurat e llogaritjes dhe të pagesës së kontributeve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Duket se për të liruarit pas vitit 1996 llogaritja e pensioneve do të jetë sipas neneve të tjera të ligjit. Gjithsesi, tashmë janë miratuar dhe kushtet që duhet të ketë një ish-ushtarak për të dalë në pension të plotë apo të pjesshëm, si dhe mbrojtja që jepet nga shteti në rast të aksidenteve që mund të ndodhin.
Neni 13
Kushtet e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi
Ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm në Forcat e Armatosura, punonjësi i Policisë së Shtetit, i Gardës së Republikës, i SHISH-it, i Policisë së Burgjeve, i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin dhe punonjësi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pavarësisht nga koha e daljes në rezervë/lirim, deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, fitojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm kur:
a) plotësojnë vjetërsinë në shërbim - 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt;
b) kanë mbushur moshën 42 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt.
Neni 14
Masa e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi
1. Pensioni i parakohshëm për personat që plotësojnë kushtet e përfitimit është sa 50 % i pagës mesatare referuese mujore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, sipas përcaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese.
2. Masa e pensionit të parakohshëm ,e llogaritur sipas pikës 1 të këtij neni, në çastin që lind e drejta për përfitim:
a) për personat që nuk kanë paguar kontribute suplementare, nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar;
b) për personat që kanë paguar kontribute suplementare nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, shtuar me 2 për qind të pagës mesatare referuese për çdo vit sigurimi suplementar. Në këtë rast shuma e pensionit mujor të parakohshëm nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të pleqërisë, plus 20 për qind të pagës referuese të muajit të fundit të punës.
3. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ndërpritet kur përfituesi rikthehet në shërbimin aktiv.
4. Kur përfituesi i pensionit të parakohshëm punësohet në vende të tjera pune që nuk lidhen me funksionin e tij të mëparshëm, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet sa një pension bazë i përcaktuar nga Këshilli i Ministrave në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.
5. Në rastet kur karriera është ndërprerë për shkaqet e përcaktuara në pikën 4 të nenit 11 të këtij ligji, e drejta për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara për këtë përfitim, fillon pas 24 muajve.
Neni 15
Kushtet e përfitimit të pensionit suplementar të pleqërisë
Ushtaraku i Forcave të Armatosura, punonjësi i Policisë së Shtetit, i Gardës së Republikës, i SHISH-it, i Policisë së Burgjeve, i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin dhe punonjësi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, që përfiton pension pleqërie sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.09.1966, "Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë" dhe nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, gëzon të drejtën e një pensioni suplementar pleqërie.
Neni 16
Masa e përfitimit të pensionit suplementar të pleqërisë
Pensioni suplementar i pleqërisë llogaritet me 1 për qind të pagës mesatare referuese mujore për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë që përfituesi gëzon në çastin e lindjes të së drejtës për pension suplementar.