Kutitë e votimit, policia garanton siguri maksimale
20/05/2009 Ministria e Brendshme nënshkruan marrëveshje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Në memorandum theksohet se qeveria është e angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira
TIRANE- Ministria e Brendshme merr përsipër që të ruajë të gjitha mjediset që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor ditën e zgjedhjeve. Një fakt i tillë parashikohet në marrëveshjen që ky institucion ka nënshkruar ditën e sotme me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për infrastrukturën zgjedhore. Krerët e të dyja palëve, ministri Nishani dhe kryetari i KQZ, Arben Ristani, duke firmosur marrëveshjen e përbashkët, kanë konkluduar sot bashkëpunimin në kuadrin e një procesi zgjedhor me standarde dhe të lira e të ndershme, siç parashikohet edhe nga ndërkombëtarët. Marrëveshja për infrastrukturën zgjedhore parashikon ndër të tjera marrjen përsipër nga ana e forcave të policisë të të gjitha detyrimeve që përmban Kodi Zgjedhor lidhur me garantimin e sigurisë, para dhe pas procesit zgjedhor në vend. Nga ana e tij, ministri i Brendshëm u paraqit mjaft i vendosur në përmbushjen e këtij detyrimi nga ana e institucionit të tij. Ndërsa kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pohuar se që të dyja palët do të bashkëpunojnë në mënyrë që procesi zgjedhor të mos shoqërohet me asnjë incident dhe në këtë mënyrë, të përmbushen detyrimet e Bashkimit Evropian ndaj palës shqiptare për zgjedhje me standarde. Ristani e ka konsideruar si frytdhënës bashkëpunimin e deritanishëm të KQZ-së me qeverinë. “Regjistri elektronik ka qenë një risi në këtë aspekt”, pohoi Ristani. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në këtë memorandum bashkëpunimi duhet t’i sigurojë Këshillit të Ministrave dhe të gjithë institucioneve në varësi të tij, në kohën e nevojshme, informacionin e duhur për të lejuar përmbushjen e angazhimeve, në funksion të administrimit të procesit zgjedhor, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në memorandumin e bashkëpunimit theksohet se qeveria shqiptare është seriozisht e angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, demokratike, të ndershme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe vlerësohet rëndësia e madhe që kanë këto zgjedhje për të ardhmen e vendit dhe në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.