E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhguesit e OSBE-së dhe ODIR-it, takim me prefektin e Fierit

20/05/2009  Për ecurinë e zgjedhjeve të qershorit

FIER- Vëzhguesit e OSBE-së dhe ODIR-it kanë nisur të marrin kontaktet e para në njësitë vendore të vendit tonë mbi përgatitjet e zgjedhjeve të 28 qershorit. Frederik Siober dhe Sofia Bicios kanë zhvilluar sot një takim me prefektin e qarkut Fier, Shahin Bejdaj lidhur me përgatitjet e procesit zgjedhor. Vëzhguesit janë shprehur pas takimit se janë këtu për të qenë syri dhe veshi i procesit zgjedhor që do të zhvillohet në vendin tonë. Ky takim i djeshëm synon njohjen e situatës nëpërmjet autoriteteve të qarkut Fier dhe të gjitha këto që përfshin procesin e zgjedhjeve për të arritur në një ide pasi të vëzhgojnë edhe në terren. Ai ka siguruar se gjithçka që ka të bëjë me procesin zgjedhor në Shqipëri do të përcillet në organizmat ndërkombëtare. “Ne jemi këtu me misionin e OSBE-së dhe ODIR-it”,-ka thënë Siober gjatë fushatës zgjedhore. Do të jemi këtu për 2 muaj dhe po takojmë të gjithë mbështetësit lokal në qarkun e Fierit. Folëm me prefektin e Fierit për shumë çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Ne jemi sytë e veshi i OSBE-së dhe ODIR-it dhe do të raportojmë gjithçka që ndodh në qarkun e Fierit në Tiranë dhe Tirana me OSBE-në dhe ODIR-in nxjerr një komunikatë të hapur për shtyp “Përshtypjet e para gjatë këtij takimi sipas vëzhguesve kanë qenë pozitive, ndërkohë që momenti i zhvillimit të këtij procesi si dhe ecuria e tij do të përcaktojë prej tyre standardin dhe nivelin e arritur. Për sa i përket problemeve për kartat e identitetit në Bashkinë Fier, vëzhguesit e OSBE-së kanë qenë të rezervuar në përgjigjet e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›