E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama shtyn listat, Berisha pret minutën e fundit

20/05/2009  PD dhe PS hermetike për sa i përket emrave të kandidatëve

Berisha mbledh firmat e kandidatëve që një javë më parë, dhe të atyre që lë jashtë tyre

Dy forcat kryesore politike në vend, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë treguar tepër hermetike deri në momentet e fundit në përgatitjen e listave të kandidatëve për deputetë, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kryetari Socialist Edi Rama ka pritur daljen e kryetarit të PD-së, për ta shtyrë dhe një ditë daljen e listave të kandidatëve, ndërkohë që Berisha ka pritur deri në minutën e fundit për të dalë para gazetarëve. Të dy partitë pas shumë diskutimesh kanë mbyllur listat përkatëse, me të cilat do të prezantohen në zgjedhjet e 28 qershorit. Në krahun e djathtë të politikës shqiptare, kreu i demokratëve është treguar tepër i rezervuar. Paraditen e ditës së djeshme ai ka zhvilluar një mbledhje me të ashtuquajturën kryesi të vogël të partisë. Në të, së bashku me nënkryetarët Jozefina Topalli e Astrit Patozi dhe me Sekretarin e Përgjithshëm Ritvan Bode, janë detajuar emrat e kandidatëve. Ndërkohë, pas kthimit në Tiranë nga një aktivitet elektoral, kreu i PD-së Berisha, njëherësh Kryeministr i vendit, ka mbledhur të gjithë kryesinë e partisë. Gjatë kësaj mbledhjeje ai ka formatuar tërësisht listën, si dhe ka zhvilluar bisedime me kandidatë të ndryshim për deputetë. Por, mësohet se rreth një javë më parë ka thirrur në zyrën e tij deputetët aktualë të partisë që drejton dhe u ka marrë atyre firmat në deklaratën përkatëse për kandidat. Por mbledhja e pasdites së kryesisë ka qenë tepër decizive në përpilimin përfundimtar të listës, të cilën PD e ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu dhe Partia Socialiste dorëzoi dje në Komisionin Qendror Zgjedhor listën e saj të kandidatëve për deputetë, që do të garojnë nën siglën e kësja partie në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Por, ashtu si dhe u hartua kjo listë, në të njëjtën formë vijoi dhe firmosja e deklaratave nga ana e garuesve. Kështu, kreu i PS-së, Edi Rama përpara thirrjes së kryesisë së PS-së, e cila duhej të miratonte fillimisht listën e kandidatëve për deputetë, preferoi që të thërristë në mënyrë individuale në zyrën e tij me rradhë një e nga një këto kandidatë për firmosur deklaratat e kandidimit. E më pas në përfundim të këtij procesi anëtarët e kryesisë së PS-së u mblodhën formalisht për ta miratuar atë, pasi duhet të ishte ky forum ai i cili ti vinte vulën përfundimtare këtij procesi. Megjithatë, edhe pse kandidatët për deputetë të PS-së u thirrën për të firmosur deklaratën e kandidimit të tyre, sërish mësohet se dhe në atë moment shumë nga nënshkruesit nuk u informuan për pozicionin që kishin në listat shumë emërore për qarqet përkatëse ku dhe do të kandidonin. Një proces i tillë nisi që në mëngjes, fillimisht me kandidatët të cilët i përkisnin listës fituese, kjo p[ër shkak se emrat e tyre janë renditur në vendet e para të listës, duke siguruar në këtë mënyrë deri diku mandatin e deputetit. Por nga ana tjetër, siç pritej një moment i tillë u përcoll jo me pak pakënaqësi nga përfaqësuesit socialistë, të cilëtv mbeten jashtë listës, apo dhe nga ata që edhe pse ishin në përbërjen e saj, sërish i përkisnin fundit, duke mos pasur shansin për fitoren e garës.

Demokratët

Kryesia e përgjithshme e Partisë Demokratike ka vendosur në momentin e fundit se cilët do të jenë 140 kandidatët për deputetë, të cilët do ta përfaqësojnë atë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Para kësj mbledhjeje kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një konsultim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, nënkryetarët Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi dhe Sekretarin e Përgjithshëm Ritvan Bode.

Socialistët

Të vënë në rresht për një, kandidatët për deputetë të përzgjedhur nga vetë kreu socialist, Edi Rama i janë drejtuar zyrës së këtij të fundit që në mëngjesin e ditës së djeshme për të firmosur deklaratat e kandidimit të tyre. Kështu, deri në momentin kur ato janë thirru nga kryetari Rama, asnjëri prej tyre nuk ishte i sigurt për përfshirjen ne listën e kandidatëve për deputetë, e aq më pak për renditjen në të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›