E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Lista e kandidatëve të PS-së premtuese

20/05/2009  Me superlativa është shfaqur dje zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, mbi përbërjen e listës së kandidatëve për deputetë të kësaj partie. “Edi Rama dhe drejtuesit e tjerë të Partisë Socialiste, po punojnë intensivisht për të përfunduar listën e kandidatëve për deputetë të partisë sonë. Ajo do të jetë një listë premtuese, me shumë anëtarë të talentuar dhe të kualifikuar të Partisë Socialiste, qëllimi i së cilës është t’i shërbejë qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ajo. Por në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS-së, në mbrëmjen e vonë të ditës së djeshme, Kodheli në një dalje të shkurtër për mediat, ka deklaruar se lista e plotë e kandidateve do të bëhet publike vetëm ditën e sotme, duke zbehur në këtë mënyrë vlerat e vërteta që përmban kjo listë. Kjo të paktën sipas asaj që u theksua nga vetë zëdhënësja e kryesisë socialiste. Burime pranë kësaj mbledhjeje bëjnë me dije se takimi është shoqëruar me debate dhe kundërshti nga ana e anëtarëve të kryesisë për shkak të përbërjes së listës së kandidatëve për deputetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›