Berisha hap fushatën në qytetin e Vlorës
Kryeministri Sali Berisha prezantoi kandidatët e PD-së në Vlorë, ku lista kryesohet nga Astrit Patozi, Ardian Kollozi dhe Leonard Demi. Ditën e mërkurë, kreu i qeverisë ia ka kushtuar qytetit bregdetar, duke u thënë vlonjatëve: "Mos më votoni për atë që kam bërë, por për ato që do të bëj në katër vitet në vazhdim, që ta kthej Vlorën dhe Shqipërinë si vende evropiane". Kryeministri Berisha inauguroi dje në Vlorë terminalit e depozitimit të karburanteve, i ndërtuar nga Petrolifera Italo-Shqiptare, në Pyllin e Sodës, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milionë euro. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba D‘Elia, zv/ministri për Zhvillim Ekonomik i qeverisë italiane, Adolfo Urso, drejtori i Petrolifera Italo-Shqiptare, Guido Ottolenghi, ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë. "Para se të vija këtu, mora vesh se krijuan sërish historinë e orës së Presidentit Bush. Pak më tej kanë hedhur ca naftë, për të prishur syrin e keq, por ne do t‘ua lëmë atyre këto truke dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë vepra si kjo. Le t‘u lëmë atyre histori të tilla të turpshme, le t‘ia lëmë ato atyre që i stisin. Ndërsa ne i ofrojmë qytetit të Vlorës portin energjetik më modern të Mesdheut dhe një port të standardeve më të larta, të sigurisë dhe të pastërtisë më të madhe", tha Berisha. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha e cilësoi këtë investim të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për Vlorën, por edhe për Shqipërinë dhe rajonin. Kryeministri Berisha u shpreh se "në strategjinë e qeverisë time, për të shndërruar Shqipërinë në një superfuqi energjetike rajonale, ky është një diamant i vërtetë". Kryeministri Berisha u shpreh se bizneset italiane janë në krye të investimeve të huaja në Shqipëri, ku vetëm në gjashtë muajt e fundit janë nënshkruar me kompanitë më të mëdha italiane investime që i kalojnë 3.6 miliardë euro, si dhe janë në përgatitje e sipër kontrata me disa miliardë euro të tjera.
"Një gjë është e sigurt, se Shqipëria është bërë vend i besimit të madh për investitorët italianë dhe ata botërorë. Natyrisht, ashtu siç pritej dhe ashtu siç duhej, investimet italiane janë në krye të këtij procesi jetik për Shqipërinë. Këto investime janë të shpërndara në fusha të ndryshme, por mbi të gjitha janë në fushën e energjetikës", u shpreh Berisha. Ai shprehu besimin se gjatë viteve që vijnë, këto investime do të shumëfishohen. "Premtimi im para investitorëve italianë dhe atyre të mbarë botës është se ky vend do të ndërmarrë çdo reformë, çdo ligj dhe çdo vendim për t‘u bërë vendi më miqësor dhe më i përshtatshëm për investimet e huaja në Evropë", nënvizoi Berisha. Kryeministri theksoi se Shqipëria ka shënuar rezultate të mëdha në përmirësimin e klimës së biznesit, duke qenë sot vendi me barrën fiskale më të ulët në Evropë. "Ne së shpejti do të jemi vendi me konkurrencën më të lirë në Evropë. Ky është premtimi ynë. Ne do të jemi vendi i praktikave më liberale", u shpreh Kryeministri.