Hysi: Premtojmë ligje Në bazë të standardeve
Intervistë me kandidaten e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, Vasilika Hysi. Ajo rrëfen pse la shoqërinë civile për t‘u përfshirë në listat e kandidatëve të selisë rozë.
Zonja Hysi, pse vendosët të garoni në zgjedhjet e 28 qershorit nën siglën e Partisë Socialiste?
Pranimi i ftesës për të kandiduar në siglën e Partisë Socialiste
është një rrjedhojë e zhvillimit logjik të përvojës sime 25-vjeçare si juriste dhe gjatë 10 viteve të fundit edhe si aktiviste e të drejtave të njeriut në shoqërinë civile. Para se të bëhesha pjesë e politikës së majtë, isha një pedagoge në
Fakultetin e Drejtësisë të UT dhe një aktiviste e të drejtave të
njeriut. Gjatë 25 viteve të punës sime, kam pasur privilegjin të jem pedagoge e mijëra studentëve, me origjinë, gjini, pozitë sociale, bindje politike e përkatësie etnike, fetare të ndryshme, të ardhur nga qytete dhe zona rurale nga gjithë vendi, por me një dëshirë që pas përfundimit të studimeve të ishin qytetarë në një shoqëri me demokraci të konsoliduar dhe ku të vlerësoheshin vlerat dhe meritokracia. Në fakt, shumë prej tyre janë ndjerë të zhgënjyer për cilësinë e arsimimit dhe mundësitë që u ofron tregu i punës. Në funksionin e drejtueses së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kam takuar, vizituar dhe jam telefonuar nga qytetarë të lodhur dhe të zhgënjyer nga burokracia shtetërore. Kam ndier dhe kam kontaktuar qytetarë të cilët kërkonin që zëri i tyre të dëgjohej dhe të mos injorohej, qytetarë që kërkonin të drejtat e tyre të respektoheshin. Përvoja ka treguar se respektimi i të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, hartimi i ligjeve të mira dhe zbatimi i tyre është një problem i vërtetë.
Cilat mendoni se janë pesë avantazhet kryesore me të cilat partia juaj shkon drejt zgjedhjeve?
Programi i PS është një program gjithëpërfshirës që ka në themel zgjidhjen e të gjitha problemeve të rëndësishme që shqetësojnë qytetarët tanë, ka në qendër qytetarin dhe ofron një model qeverisje për të gjithë qytetarët. Programi nuk është produkt i zyrave të mbyllura, por i një konsultimi të gjerë me qytetarë nga gjithë vendi, nga ekspertë më të mirë të fushave të ndryshme, është rrjedhojë e njohjes nga afër të nevojave, problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve që në këto 18 vjet kanë ëndërruar një demokraci të konsoliduar, një vend me mirëqenie dhe shtet ligjor. PS ka një ekip garues të përbërë nga kandidatë të profesioneve të ndryshme, ku mbizotërojnë juristë, ekonomistë, arsimtarë, gra dhe mosha të ndryshme. Shqiptarët kanë nevojë të shkëputen nga politika e ndasive dhe e përbaltje, shpifjeve të kundërshtarit. Kanë nevojë për një frymë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e problemeve më jetike të tyre, zgjidhja e të cilave nuk është bërë me modelin që ka afruar politika deri më sot.
Në këndvështrimin tuaj, cilat janë pesë disavantazhet e kampit
kundërshtar në këto zgjedhje?
Për fat të keq në 18 vite të demokracisë, mazhoranca e sotme ka
pasur mundësi të organizojë dy herë zgjedhje, në vitin 1996 dhe në vitin 2007, të cilat kanë qenë zgjedhjet më problematike dhe të kontestuara për standardet e tyre si nga faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar. Qeverisja e ofruar nuk ka pasur në qendër interesat e qytetarit, për rrjedhojë mjaft premtime nuk janë realizuar dhe po artikulohen si premtime te reja për katër vitet e ardhshme. Probleme të tilla si prona, legalizimet, reduktimi i varfërisë, ofrimi i shërbimeve shëndetësore sociale për të gjithë shtetasit mbetet probleme të pazgjidhura. Kjo mazhorancë ka ofruar modelin e mungesës së stabilitetit të ligjeve të hartuara edhe nga ajo vetë dhe të mungesës së seriozitetit të tyre. Anëtarë të kabinetit qeveritar janë të përfshirë në procese penale për afera korruptive, për ngjarjen tragjike të Gërdecit dhe moskërkimin e familjes publike për viktimat dhe dëmet e shumta të shkaktuara.
Çfarë mund t‘i ofroni ju qeverisjes së nesërme dhe performancës së partisë suaj?
Duke mbajtur parasysh formimin tim profesional dhe përvojën e
angazhimit tim para se të hyja në politikë do të ofroj kontributin modest në bërjen e ligjeve që do të respektojnë standardet ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Do të jap kontributin modest në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe në veçanti të grupeve më të dobëta në shoqëri, integritet, profesionalizëm, etikë dhe qytetari.
Përtej pozicionimeve të fushatës, nëse do t‘u duhej të vlerësonit
njërin prej kandidatëve kundërshtarë në qarkun tuaj, cili do të ishte ai?
Për herë të parë, Shqipëria hyn në këto zgjedhje me një sistem të ri zgjedhjesh, ku kandidatët garojnë në ekip dhe jo si individë. Për rrjedhojë, nuk mund të them se cilin kandidat mund të vlerësoj më shumë ose më pak.
CV
Vasilika Hysi
Juriste në profesion për 25 vjet
Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë
9 vjet drejtuese e Komitetit të Helsinkit
Studime pasuniversitare në drejtësi