E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi: LDK-ja nuk ka asnjë lidhje me partinë e Nard Ndokës

Kryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikollë Lesi, zhvilloi takime elektorale në fshatin Gjadër të Komunës së Dajçit në Lezhë. Gjatë fjalës së tij, Lesi tha se "demokristianët e vërtetë janë në partinë e tij të re, që quhet Lidhja Demokristiane, dhe nuk kanë asnjë lidhje me PDK-në e Nard Ndokës". Duke vazhduar më tej, Lesi tha se "ne jemi në koalicion me Kryeministrin Berisha dhe çdo votë për LDK e drejtuar nga unë është votë që nuk del nga e djathta në fund të fundit, prandaj na votoni ne dhe emrin tim në fletën e votimit". Ai foli për një investim që ka sjellë në Gjadër të Lezhës, rrugë që po shtrohet falë interesimit të tij si deputet dhe se ai do të vazhdojë të jetë zëri i njerëzve të thjeshtë në Parlament.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›