E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblimi, udhëzimet e reja për ish të përndjekurit

Ministria e Drejtësisë
njofton të gjithë personat
që kanë aplikuar
për dëmshpërblim
e ish të dënuarve politikë se
formularët e aplikimit mund t‘i
gjejnë në faqen zyrtare elektronike
të ministrisë. "Të gjithë aplikuesit,
që ende nuk kanë marrë
në duar formularët e vetëdeklarimit,
mund t‘i shkarkojnë ato
nga arkiva elektronike e çështjeve
të dëmshpërblimit të ish-të dënuarve
politikë dhe t‘i plotësojnë,
duke shënuar numrin e aplikimit.
Numri korrespondues i dosjes
është shumë i rëndësishëm për
t‘u plotësuar. Më pas formularët
duhet t‘i sjellin nëpërmjet postës
në Ministrinë e Drejtësisë", deklaron
ministria. Më pas shpjegon
të gjithë procedurën si mund
të gjendet formulari në faqen e
internetit të ministrisë, si dhe
ecurinë e procesit. Zyrtarisht,
ministria deklaron se lista që u
publikua disa ditë më parë me
emrat e ish-të përndjekurve që u
kompensuan nuk është e vetmja,
pasi këtij numri, në një listë të
dytë që do të miratohet së shpejti
nga Këshilli i Ministrave, do t‘i
shtohen edhe rreth 3-4 mijë ish
të përndjekur që përfitojnë nga
fondi i caktuar për dëmshpërblimin
financiar.
Formularët nga interneti
Ministria e Drejtësisë, në vijim
të procesit për zbatimin me
korrektësi të gjitha hallkave procedurale
që ia kërkon ligji "Për
dëmshpërblimin e ish të dënuarve
politikë të regjimit komunist"
u ka dërguar aplikuesve njoftimet
për plotësim dokumentesh, si
dhe kërkesat për plotësim të formularit
të vetëdeklarimit nëpërmjet
Postës Shqiptare. Megjithatë,
një pjesë të këtyre njoftimeve
Posta Shqiptare e ka kthyer sërish
në Ministrinë e Drejtësisë për
shkak të vështirësive që ka hasur
në gjetjen e adresave të personave
që duhet të njoftohen. Nisur
nga ky fakt, Ministria e Drejtësisë
njofton të gjithë aplikuesit, që
ende nuk kanë marrë në duar
formularët e vetëdeklarimit,
që mund t‘i shkarkojnë ato nga
arkiva elektronike e çështjeve të
dëmshpërblimit të ish të dënuarve
politikë, t‘i plotësojnë, duke
shënuar numrin e aplikimit dhe
më pas t‘i sjellin ato nëpërmjet
postës në Ministrinë e Drejtësisë.
Ja si do ta
gjeni formularin
Të interesuarit duhet të hyjnë
në faqen zyrtare online të Ministrisë
së Drejtësisë www.justice.
gov.al. Më pas të klikojnë tek
arkiva e çështjeve të dëmshpërblimit
të ish të dënuarve politikë.
Pasi të hyjnë në këtë faqe, të
klikojnë te rubrika "Formulari",
dhe në krye do të gjejnë formularin
e vetëdeklarimit. Duhet të
klikohet mbi të dhe më pas të
printohet siç është në dy pjesë.
"Plotësojini të dyja pjesët sipas
rubrikave dhe mos harroni të
shënoni mbi të numrin e aplikimit
(nr.korrespondues në dosje).
Pas plotësimit dhe nënshkrimit,
dërgojeni atë nëpërmjet postës
ashtu siç keni bërë më parë
për dërgimin e aplikimit", thotë
Ministria e Drejtësisë. Sipas saj,
duke i falënderuar qytetarët
për bashkëpunimin, përfiton
nga rasti për t‘i siguruar se do
të ndjekë me korrektësi të gjitha
hallkat procedurale që ia kërkon
ligji "Për dëmshpërblimin e ish
të dënuarve politikë të regjimit
komunist" si i vetmi mjet për të
garantuar një proces të drejtë
nga i cili do të përfitojnë vetëm
ata persona dhe familjet e tyre
që janë ish të dënuar politikë të
regjimit komunist.
Ecuria e procesit
"Drejtësi për ata që vuajtën
gjatë regjimit komunist". Kjo
është "parulla" e Ministrisë së
Drejtësisë për ecurinë e procesit
për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve
politikë. Në njoftimin
e djeshëm të ministrisë bëhet
një rezyme e të gjithë ecurisë
ligjore për dëmshpërblimin. Sipas
saj, neni 19 i ligjit nr. 9831,
datë 12/11/2007 cakton si afat të
paraqitjes së kërkesave në Ministrinë
e Drejtësisë afatin 1-vjeçar,
që ka filluar në datën 19 dhjetor
2007 dhe përfundoi në datën 19
dhjetor 2008. Deri në përfundim
të kësaj date, pranë Ministrisë
së Drejtësisë u paraqitën 16579
kërkesa, të cilat u regjistruan në
librat e hyrjes dhe po shqyrtohen.
Me ndryshimet e reja ligjore, pas
hyrjes në fuqi të ligjit nr.10 111,
datë 2.4.2009 për disa shtesa dhe
ndryshime në ligjin nr. 9831, datë
12.11.2007 "Për dëmshpërblimin
e ish-të dënuarve politikë
të regjimit komunist", numri i
kërkesave të paraqitura deri në
datën 01/06/09 ka shkuar në
18820 kërkesa. Lista e parë e
përfituesve u miratua nga Këshilli
i Ministrave më 30 dhjetor 2008
dhe në të kishte rreth 1400 përfitues
të dëmshpërblimit financiar.
Këtij numri, në një listë të dytë
që do të miratohet së shpejti nga
KM, do t‘i shtohen edhe rreth
3-4 mijë ish-të përndjekur që
përfitojnë nga fondi i caktuar
për dëmshpërblimin financiar.
"Të dhëna më të detajuara për
ecurinë e çdo kërkese gjenden në
arkivin e çështjeve të dëmshpërblimit
të ish të dënuarve politikë.
Të dhënat mbi këtë proces
përditësohen çdo javë. Për më
tepër informacion klikoni në
adresën www.justice.gov.al. Më
pas klikoni portalin arkiva e
çështjeve të dëmshpërblimit të
ish të dënuarve politikë. Në këtë
arkiv do të gjeni informacione te
nevojshme për aplikimin tuaj",
përfundon njoftimi i Ministrisë
së Drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›