Bulku: Në Kuvend do të lë mënjanë aktrimin
I konsideruar si imazhi i ri i PD-së për zgjedhjet e 28 qershorit, aktorja Rajmonda Bulku rrëfehet në "Shqip" pse vendosi të largohet nga aktrimi për të zgjedhur politikëbërjen.
Zonja Bulku, pse vendosët të kandidoni në zgjedhjet e 28 qershorit nën siglën e Partisë Demokratike?
Në siglën e PD-së mund të them se kam hedhur votën dhe kam qenë një ndër simpatizantet më të forta që prej vitit 1990. U bëra pjesë e këtij ekipi në zgjedhje duke parë katërvjeçarin e demokratëve në pushtet. Në këto 18 vjet nuk është se nuk ka pasur përpëlitje të kaheve të ndryshme jo për kandidate, por për t‘u afruar në këshillin bashkiak apo këshillin kombëtar të Partisë Demokratike. Nuk është hera e parë që marr oferta të tilla. Nga këto ndërthurje vendosa të pranoj të bëhesha pjesë e garës.
Cilat mendoni se janë pesë avantazhet që Partia Demokratike shkon drejt zgjedhjeve elektorale?
Duke parë arritjet e qeverisë demokrate dhe duke parë këto nisma që janë bërë në këto katër vjet, mendoj se ato duhet të vazhdojnë në linjën e tyre. Iniciativa dhe kuraja më e madhe e qeverisë është rritja e rrogave. Më ka pëlqyer në katër vjet se si është rritur interesi i vendit tonë në Evropë. Këtë nuk e mohojmë dot. Ka qenë një punë mjaft e madhe e kryetarit të kësaj qeverie dhe këmbëngulja e tij për ta bërë këtë gjë. Ne e kemi bërë këtë tashmë. Unë nuk mund të mohoj dot diçka. Në momentin që e preka vetë rrugën "Durrës-Kukës", nuk mohoj asnjë ndërtim që është në Shqipëri, nuk mohoj asnjë njeri që ka bërë vepra të mira, por në atë rrugë ndihesh si një njeri në Evropë. Gjërat madhore i ngelen vendit. Shkoni për ta parë rrugën dhe do të shikoni ndryshimin dhe do të kuptoni sesa rehat do ndiheni me veten se nga je dhe nga vjen.
Sipas këndvështrimit tuaj, cilat janë pesë dizavantazhet e kampit kundërshtar në këto zgjedhje?
Të them të drejtën, në këto katër vjet, me aq sa kam parë unë vetëm PD-ja ka luftuar dhe ka bërë përpjekje për integrimin e vendit. Mbaj mend se në vitin 2005 janë humbur zgjedhjet për shumë-shumë faje të asaj qeverisje 8-vjeçare, për të cilat kanë qenë koshientë edhe vetë ata. Kurse mandati ynë katërvjeçar ka qenë shumë i mirë për ne dhe kuptohet se në katër vitet e ardhshme do jemi edhe më mirë se kaq. Ndërsa për drejtimin që thuhet se do ta bëjmë Shqipërinë si Tiranën, unë s‘do ta uroja kurrë këtë gjë. Katër vjetët e para në Tiranë ishin të mira, por më vonë gjërat ndryshuan. Mua të mos ma cenojë njeri Tiranën.
Le të flasim për ndërthurjen tuaj të fundit, art dhe politikë. A do ju duhet të aktroni në politikë ashtu siç keni bërë me filmat?
Jam një natyrë shumë korrekte dhe shumë serioze. E kam treguar këtë edhe kur kam qenë vetëm një grua e re dhe një aktore. Unë kam dashur të investoj qoftë edhe duke qenë prezent në momentet më vendimtare të shoqërisë sonë siç ishte rrëzimi i bustit të diktatorit. Kjo tregon se brenda meje është një fuqi shumë e madhe që nuk luhet. Fjala aktore për mua është shumë bukur kur qëndron në skenë. Fjala aktore për mua në momentin që do jem në Parlament, kthehet në një përgjegjësi më ta madhe se kaq. Në momentin që do jem në Parlament do të kem një përgjegjësi shumë serioze, një përgjegjësi ////////përfaqësore dhe them se do të bëj më të mirën. Fjalën aktore gjatë këtyre viteve do ta harroj. Një politikani i kërkohet përgjigjja se çfarë bëre dhe çfarë do të bësh, ndërsa një aktori të skenës, materialin ua ka shkruar dikush tjetër, flitet për dikë tjetër, dhe t‘i bën më të mirën për të dhënë nga vetja jote.
Çfarë mund t‘i ofroni ju qeverisjes së nesërme dhe performancës së partisë suaj?
Do të doja të veçoja disa pika në fushën e artit, që mund të duken të vogla, por në fakt janë shumë thelbësore. Do të jap shumë vëmendje për disa institucione kryesore siç është Teatri Kombëtar, Opera Kombëtare që të merrnin një status të veçantë. Duhet të ketë një opera dhe teatër që të varet nga shteti, ku fjala kombëtare duhet të tregojë dhe përfaqësojë dinjitet për të gjithë ne.
Përtej pozicionimeve të fushatës, nëse do t‘u duhej të vlerësonit njërin prej kandidatëve kundërshtarë në qarkun tuaj, cili do të ishte ai?
Nuk i njoh fare kandidatët, në drejtimin që të vlerësoj ndonjë prej tyre në Tiranë. Mund të them që vlerësoj një prej kandidatëve që nuk është në Tiranë, Luiza Xhuvanin që është një vajzë serioze dhe një vajzë që kërkon me të vërtetë integrimin e këtij vendi në të gjitha sferat më të mira. Nuk mund të veçoj asnjë njeri-tjetër.
CV
Rajmonda Bulku
E filloi karrierën si aktore
U bë e njohur më 1976 në filmin "Zonja nga qyteti"
Ndër role të tjera "Dimri i Fundit" apo
"Nusja dhe Shtetrrethimi"
Pjesëtare e grevës së studentëve në dhjetor 1990
Ndarja
Kryeqyteti, 32
mandate deputetësh
Qarku i Tiranës është më i rëndësishmi sa i takon rezultatit të zgjedhjeve. Në këtë njësi administrative është përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë, përveç peshës politike që mbart kryeqyteti. Sipas ligjit për ndarjen e mandateve të deputetëve, miratuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Qarku i Tiranës do të ketë plot 32 deputetë. Në total, drejt Parlamentit do të shkojnë 140 ligjvënës nga e gjithë Shqipëria. Rrjedhimisht, numri i deputetëve që nxjerr Tirana është më i larti krahasuar me të gjitha qarqet e tjera. Vlera e rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë ka edhe një tjetër simbolikë. Ai që ka arritur të fitojë kryeqytetin në një betejë elektorale ka dalë i suksesshëm edhe në pjesën tjetër të vendit. Diçka e tillë është përsëritur tre herë rresht me zgjedhjet lokale në kryeqytet teksa në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, demokratët morën Tiranën, por edhe pushtetin njëkohësisht. Nisur nga mënyra se si janë grupuar subjektet politike dhe koalicionet që garojnë në zgjedhje, dy forcat politike kryesore do e konsideronin sukses fitoren e 16 mandateve të deputetëve. Çdo numër më shumë se kaq do t‘i shtonte pikët e suksesit në rezultatin total të zgjedhjeve. Vasilika Hysi dhe Rajmonda Bulku janë dy përfaqësueset, respektivisht të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Që të dyja duket se janë rreshtuar në pjesën fituese të listës së kandidatëve për deputetë.