E Diel, 1 Nëntor 2026

"Berisha i dha Vokshit tre fusha prodhimi nafte"

Partia Socialiste ka akuzuar dje kryeministrin Sali Berisha si te perfshire ne vendime qe kane shkelur ligjin, duke i dhene burrit te deputetes Albana Vokshi dy kontrata per nxjerrjen e naftes. Deputeti i PS-se, Artan Gaci u shpreh dje se vendimi i qeverise i ka kushtuar buxhetit te shtetit 4 miliarde dollare. Gaci permendi dhe faktin qe deputetja Vokshi ka qene gjate kohes qe eshte dhene vendimi keshilltare e kryeministrit Sali Berisha. "Nen keshillimin e saj, por me vendim te tijin, Berisha i kaloi burrit te keshilltares kontrata per nxjerrje nafte nga nentoka shqiptare per 25 vite", u shpreh deputeti i PS-se. Sipas tij Alban Tartari, ka perfituar nga vendimi i qeverise tre zona qe kane qene prodhuese nafte prej vitesh. "Tre zonat nafte mbajtese jane ne Ballsh, Cakrran dhe Gorisht", u shpreh Gaci. Ai shtoi se ky rast eshte nje shkelje e hapur e ligjeve te vendit. "Me 8 Gusht 2007, Kryeministri Berisha, duke shkelur cdo ligj te konfliktit te interesit e korrupsionit, i fali burrit te keshilltares se tij tre fusha prodhimi nafte funksionale, e nje fushe gazi natyror", u shpreh Gaci. Sipas deputetit te PS-se kompania qe mori shfrytezimin e ketyre vendburimeve te naftes nuk ka pasur me pare asnje eksperience ne kete fushe. "Kjo kontrate iu dha me propozim te Ministrit te Ekonomise dhe te vete Albana Vokshit, nje firme pa eksperience ne kete sektor e pa projekte te tjera ne menaxhim, por qe si vlere te vetme kishte faktin qe ishte prone e familjes Vokshi- Tartari", tha deputeti i PS-se. Nisur nga ato i cilesoi si fakte te fundit qe deshmojne korrupsionin, Gaci u shpreh se tashme shqiptaret po e kuptojne se pasuria e tyre po "vidhet ne menyre te paturpshme nga qeveria Berisha-Meta per te pasuruar veten dhe ata rreth pushtetit te tyre".

Vokshi: Akuzat absurde, do t'i drejtohem gjykates
Deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi i ka cilesuar dje si te pabaza dhe te turpshme akuzat e PS-se ne adrese te saj dhe Alban Tartarit. Vokshi ka deklaruar se do te drejtohet ne gjykate per keto shpifje dhe se ligji shqiptare per pasurite nuk ka sanksionuar se duhet bere dhe deklarimi i partnereve qe bashkejetojne. "Mungesa ne legjislacionin shqiptar e rubrikes per deklarimin e pasurise per partneret bashkejetues, e ka bere te pamundur deklarimin nga ana ime te pasurise se zotit Arian Tartari. Sapo ligji te parashikoje rubriken perkatese, une do te zbatoj me perpikmeri kerkesat e tij, ashtu sic kam bere dhe deri tani", ka thene Vokshi dje ne nje deklarate per shtyp.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›